Nëse ka një vend ku eleganca nuk është thjesht një qëllim, por një udhëtim i butë dhe i personalizuar, ai është padyshim butiku “Jeta Fashion Botique”. Prej një viti, ky emër ka zgjeruar një ambicie të kthyer në realitet, të jetë më shumë se një butik, një sallon ku përvoja e bukur mes veshjes, stilit, aksesorëve, materialeve të buta dhe konforte transformohet në stilin perfekt për çdo grua apo vajzë.

Për Jetën, nisja ishte një proces mësimi dhe përshtatjeje, që filloi me një dhjetor dinamik, ku festat i dhanë një shtysë të fuqishme. Butiku ofron një gamë të gjerë, nga veshjet serioze të punës deri tek ato për ngjarje speciale, por parimi bazë mbetet i pathyeshëm, rehatia në radhë të parë. Mirësevini në botën e “Jeta Fashion Botique”, ku Jeta na transmeton shijet e saj me stil dhe zemër!
1 vit “Jeta Fashion Botique”, si kanë qenë për Ju këta muaj?
Dyqanin e kam hapur në dhjetor, që ishte një periudhë shumë dinamike për shkak të afërsisë me festat, dhe kishte shumë lëvizje dhe klientë. Pas kësaj periudhe të ngarkuar, muajt e parë të vitit (janar dhe shkurt) ishin më të qetë, dhe kjo më dha mundësinë të rifokusohesha dhe të optimizoja proceset e dyqanit. Në atë kohë, u detyrova të rrisja ofertën e produkteve, duke sjellë parfume dhe linja të brendshme për të diversifikuar asortimentin dhe për të tërhequr më shumë klientë. Me kalimin e muajve, situata u stabilizua dhe puna u bë më e qetë, por gjithsesi, pati periudha të ngarkuara, veçanërisht gjatë sezoneve të festave, ku ishte e nevojshme të jepja më shumë angazhim dhe të ofroja shërbim të shpejtë dhe efikas ndaj klientëve. Ka qenë një proces mësimi dhe adaptimi, dhe me kalimin e kohës, kam zhvilluar aftësi të menaxhimit të kohës dhe të punës nën presion, që më kanë mundësuar të ofroj një shërbim më të mirë dhe të përmirësoj performancën e dyqanit.
Çfarë stilesh dhe linja veshjesh ofron butiku juaj? Çfarë rezulton më i pëlqyer nga klientët?
Dyqani jonë përfshin një gamë të gjerë stilesh dhe linjash që përfshijnë veshje moderne dhe elegante. Kemi linja që përfshijnë veshje për pune (si këmisha, kostume serioze, pantallona) por edhe stile më të rastësishme për ditët e zakonshme. Gjithashtu ofrojmë koleksione për ngjarje speciale (mbrëmje dhe festa).

Çfarë ju ka frymëzuar të hyni në botën e modës dhe të hapni një butik?
Një nga arsyet që më frymëzoi ishte përvoja që kam pasur me udhëtimet e mija në Turqi. Çdo herë që shkoja atje blija shumë veshje sepse ishin të lira dhe të bukura, por kur kthehesha në shtëpi shoqet e mija nuk më linin pa mi marrë të gjitha (qesh). Kjo ishte një ide që më shtyu të hap dyqanin.
Sa sfiduese është të përshtatni preferencat e klienteve me atë që u shkon për shtat vajzave dhe grave me stile e përmasa të ndryshme?
Në fakt, në fillim në dyqan kisha vetëm masa të vogla s/m që përshtateshin me trupin tim. Kjo ka qenë pak sfidë për mua sepse punova më shumë online për arsye se klientet që futeshin ishin zonja me masa të mëdha, por shpejt futa furnizim për të gjitha masat dhe çdo gjë ndryshoi. Klientet kanë preferenca të ndryshme dhe unë jam e gatshme t’i ndihmoj që gjithsecila të gjejë diçka që e bën të ndihet rehat, (është shumë e rëndësishme për mua që çdokush prej nesh të ndihet rehat me atë çfarë vesh) të jemi të qetë dhe komod, sado e bukur të jete për mua rehatia është në radhë të parë.
Sa e rëndësishme është zgjedhja e aksesorëve për të kompletuar një veshje, dhe cilat prej tyre do t’ua rekomandonit klienteve për këtë sezon?
Aksesorët janë detaje që mund të ndryshojnë tërësisht pamjen. Nga vathët, tek çantat dhe këpucët që mund ta transformojnë pamjen. Kjo është një periudhë që mund të guxojmë me aksesorët si vathët e mëdhenj, varëse të gjatë dhe syze të mëdha që janë gjithmonë në modë dhe na bëjnë të dukemi më tërheqëse, po ashtu dhe bizhuteritë e ndezura ose me detaje metalike. Gjithashtu s’mund të lë pa përmendur dhe shalle ose shami. Janë një element shumë i fortë, duke shtuar ngjyra të bukura.
Duke qenë se jemi në sezon festash, cilat janë sugjerimet tuaja për veshjet ideale në këtë periudhë?
Sezoni i festave është koha perfekte për të shkëlqyer! Sugjeroj veshje me detaje glam, si fustanet me shkëlqim, materialet saten, velvetin e butë apo kombinimet elegante me bluza festive dhe pantallona të stilit klasik. Ngjyrat që dominojnë këtë sezon janë e zeza elegante, e kuqja festive, gold dhe silver. Mbi të gjitha, zgjedhja ideale është ajo që ju bën të ndiheni të veçanta dhe plot vetëbesim, pavarësisht stilit që preferoni.

Adresa: Tiranë – Astir (përballë Big Jata 2)
Cel: 0696031987
Instagram jeta_fashion_boutique
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

