Këshilla & Arsye

February 2, 2017 | 9:36

Lumturia varet nga një zonë e trurit

Nga se varet lumturia që shfaqim në çaste të ndryshme të jetës? Pa dyshim është një ndjenjë që lind nga zemra, por po t’u besojmë studiuesve është edhe një zonë e vogël e trurit, e cila quhet prekuneo, e cila ndikon në lumturinë.

Girl drawing smiley face on to a wall

Një grup neurologësh të Universitetit të Kyoto-s, duke studiuar trurin me rezonancë magnetike, ka zbuluar se lumturia është si një zjarr: lind nga një shkëndijë, e cila ndizet duke “fërkuar” mendimet pozitive dhe kënaqësinë personale dhe mund të ushqehet duke fuqizuar këtë zonë të trurit, për shembull nëpërmjet meditimit.

Rezultatet kanë treguar se personat më të lumtur janë ata me më shumë materie gri në prekuneo: me pak fjalë, sa më shumë e zhvilluar të jetë kjo zona cerebrale, aq më të aftë jemi t’i gjejmë një kuptim jetës, duke provuar sa më shumë lumturi e sa më pak trishtim. Autorët e këtij studimi shpjegojnë se: “Ky studim hedh dritë mbi qarqet e neuroneve që përfshihen në përvojën e lumturisë”. Sipas tyre zbulimi mund të favorizojë zhvillimin e ndërhyrjeve të drejtpërdrejta për të zmadhuar këtë zonë cerebrale, në mënyrë që të rritet mirëqenia emotive.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top