Këshilla & Arsye

February 2, 2017 | 9:39

Tridhjetëvjeçarët e sotëm, më pak të lumtur

Adultët e sotëm janë më pak të lumtur se sa 40 vjet më parë. Ky është përfundimi i një studimi botuar në revistën “Social Psychological and Personality Science” nga një grup studiuesish amerikanë pranë Universitetit të San Diegos.

te-palumtur

Autorët kanë analizuar të dhënat e mbledhura në katër studime të ndryshme që kanë përfshirë 1.27 milion shtetas amerikane të moshës nga 13 deri në 96 vjeç. Në fillim të viteve ’70, 38% e personave të moshës mbi 30 vjeç deklaronin se ndiheshin “shumë të lumtur”. Ndërsa, pas vitit 2010 përqindja e atyre që ndihen të lumtur është zvogëluar në 32%. “Koha jonë, e karakterizuar nga një kulturë ku mbizotëron teknologjia, mund të jetë stimuluese për adoleshentët e të rinjtë, – shpjegon Jean M. Twenge.

Megjithatë adultët e moshës së mesme kanë kuptuar se ëndrrat e tyre mund të mos realizohen. Për pasojë kanë nivel më të ulët lumturie. Në dekatat e mëparshme njerëzit nuk prisnin shumë nga jeta, ndërsa sot pritshmëritë janë kaq të larta sa mund të mos jenë të kënaqshme”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top