Punime me qëndisje, stampim dhe pikturim sipas kërkesave tuaja
Ajo që nisi si një ëndërr në heshtje, është sot një realitet që frymëzon dhe përcjell një mesazh të fortë: edhe në kohë sfidash, pasioni dhe vizioni mund të ndërtojnë diçka të qëndrueshme dhe të bukur. Kështu lindi LUNAS, një markë që nuk është thjesht për produktet që veshim, por për gjendjet që ato krijojnë.
Ishte viti 2020. Në një kohë kur bota ishte e mbyllur dhe e pasigurt, Eni, një vajzë e re, vendosi të krijojë diçka që do të fliste përtej kufizimeve jo vetëm për stilin, por për emocionin që sjell veshja e duhur. Nga një formim në Financë drejt një pasioni të rizbuluar për modën dhe estetikën, themeluesja e LUNAS gjeti forcën për të ndërtuar diçka autentike, në një nga momentet më të vështira globale, pandeminë. Me një vëmendje të veçantë ndaj detajeve, cilësisë dhe ndjenjës që një veshje mund të sjellë, LUNAS nuk është vetëm një markë, por një filozofi, të ndihesh mirë në atë që vesh dhe të shprehësh veten me çdo detaj.
Prej pesë viteve LUNAS është brandi që u vjen në ndihmë ideve tuaja, duke jua personalizuar atë në veshjet për të pasur një ide për t’i ofruar vetes, shoqërisë dhe më pas të gjithëve, personalizim të veshjeve të tyre.
Shpesh, kur kemi një ide për një veshje unike, kërkojmë pafund nëpër dyqane e site online. Por pse të kërkosh, kur mund ta krijosh vetë? Kjo pyetje pasoi me një përgjegjësi të shtuar për Enin, e cila i ofroi një mundësi vetes për të realizuar veshje sipas dëshirës së gjithsecilit. Padyshim që “nisja e një biznesi nga zero, pa njohuri për rrobaqepësi, stampim apo menaxhim, ishte sfidë e madhe”, thotë Eni. “Studimet për financë nuk më ndihmonin dhe familja më këshillonte të mos humbja kohë. Por aleati im më i madh ishte pasioni për të krijuar diçka unike, për të surprizuar çdo klient me një veshje që nuk gjendet askund tjetër”.
Dhe ja ku jemi sot. LUNAS krenohet me një ekip rrobaqepësish të talentuar. “Përdorim vetëm materialet dhe copat më cilësore, të njëjta me ato të markave më të njohura, si dhe teknologjinë më të fundit në industrinë e veshjeve”. Eni shpjegon se “rritja e LUNAS erdhi si rezultat i pasionit për të përmbushur çdo kërkesë të klientëve, madje edhe ato më sfidueset”.
Për LUNAS, realizimi i vizionit të klientit është gjithmonë prioritet, pavarësisht kompleksitetit.
“Çdo veshje LUNAS vjen me një mesazh të personalizuar: “Produkt i personalizuar, dedikuar Ty.” Ne e konsiderojmë veshjen si art, dhe synojmë që çdokush që vesh LUNAS të ndihet unik.”
LUNAS, më shumë se një brand veshjesh
LUNAS nuk është thjesht një markë për veshje casual apo dhurata për festa dhe data të veçanta. Me një vizion inovativ, LUNAS sjell një qasje të re në treg duke ofruar edhe uniforma pune për biznese dhe kompani të ndryshme. Duke kombinuar stilin, cilësinë dhe funksionalitetin, LUNAS synon t’u vijë në ndihmë bizneseve të krijojnë një imazh profesional dhe të unifikuar. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për uniforma korporative, veshje për sektorin e shërbimeve apo industri të tjera, LUNAS siguron dizajne moderne dhe materiale të përzgjedhura për rehati dhe qëndrueshmëri.
Me këtë qasje të re, LUNAS dëshmon se është më shumë se një markë veshjesh, është një partner i besueshëm për individët dhe bizneset që kërkojnë cilësi dhe stil në çdo aspekt të jetës së tyre.
e-mail: [email protected]
Instagram: lunas.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.