Libri “Lutje detit” është një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë. E gjitha është përmbledhur në pak radhë, por me shumë gjasë, mund të jetë teksti më i fuqishëm dhe tronditës që ka shkruar Hosseini.
Ky libër i autorit bestseller ndërkombëtar Khaled Hosseini është një përgjigje e qartë ndaj krizës së refugjatëve sirianë, frymëzuar nga imazhi që tronditi botën i Alan Kurdit 3-vjeçar, që u gjet i mbytur, pa jetë në brigjet e një nga plazheve të Turqisë.
Familja e Alan Kurdt ishte në mendjen e Hosseinit, kur atij iu kërkua të krijonte diçka e ta lexonte në një event për mbledhjen e fondeve për UNHCR-në në vitin 2017, afër përvjetorit të dytë të vdekjes së Alanit. Hosseini shkroi atë që ai e imagjinonte si një letër të dërguar nga një baba djalit të tij në një situatë të ngjashme.
Vetë Khaledi tregon: “Unë po mendoja për dikë që do të ishte në atë pozitë dhe ndoshta ishte edhe i vetëdijshëm për atë tragjedi… Është një lloj filli përçues që e përshkon këtë rrëfim… Vazhdova të përpiqesha të kuptoj dhimbjen që babai i Alan Kurdit duhej të duronte çdo herë që shihte fotot e djalit të tij të shtrirë në atë plazh të Turqisë”.
Kjo histori që është veçanërisht prekëse dhe e shkruar me nerv të mprehët, do të lexohet gjerësisht nga njerëz të të gjitha moshave dhe në të gjithë botën.
Titulli: Lutje detit
Autor: Kahled Hosseini
Ilustrator: Dan Williams
Përkthyese: Oriana Tamburi
Redaktor: Loredan Bubani
Shtëpia botuese: OMSCA-1
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.