Mirëqenie

September 18, 2018 | 12:26

Pija detoks me ananas dhe kastravec për të pastruar zorrën e trashë dhe për të humbur peshë

Në ditët e sotme ka shumë sëmundje dhe çrregullime shëndetësore të lidhura drejtpërsëdrejti me akumulimin e toksinave në trup; konsumi progresiv i ushqimeve të përpunuara, i skuqur dhe që përmbajnë elementë të dëmshëm ndikojnë vetëm duke e përkeqësuar situatën. Megjithatë, mund ta përmirësoni situatën duke detoksifikuar trupin dhe pastruar zorrën e trashë nga akumulimi i tepruar i kimikateve dhe toksinave.

Një lëng pastrimi dhe hollimi

Me eliminimin e toksinave do të ketë një përmirësim jo vetëm në aspektin e shëndetit fizik, por edhe në aspektin e estetikës: a ka njerëz që pranojnë të peshojnë më tepër pavarësisht se kanë filluar të hanë më pak? Kjo ndodh për shkak të depozitimit të toksinave në muret e trupit, të cilat nëse nuk eliminohen bëjnë që trupi të peshojë më shumë. Ky lëng përmban përbërës me veti pastruese që do të ndihmojnë trupin tuaj të eliminojë toksinat.

Pse ta pastroni zorrën e trashë?

Pastrimi i zorrës së trashë menjëherë krijon një ndjesi lehtësie, gjithashtu ndihmon dhe përmirëson thithjen e ushqyesve nga ushqimi, duke nxitur tretjen. Duket se me një zorrë të trashë të pastër, ndjenja e ngopjes zgjat më shumë, dhe oreksi ulet.

Le të shohim përbërësit që gjenden në lëngun tonë pastrues dhe hollues: do të habiteni nga kombinimi i vlerave të mahnitshme në një pije të vetme.

Ananasi:

Ananasi përmban bromelain, një substancë që është në gjendje të prish molekulat e proteinave. Kjo do të thotë se ai ndihmon tretjen, dhe, si rezultat, përshpejton metabolizmin, duke ngadalësuar asimilimin e yndyrave.

Kastraveci:

Kastraveci ndihmon në procesin e humbjes së peshës në sajë të pranisë së acidit tartarik, që do të thotë se karbohidratet e marra gjatë një vakt nuk transformohen në yndyrë të grumbulluar. Kini kujdes të konsumoni kastravec të papërpunuar, pasi acidi tartarik i gatuar nuk vepron.

Aloe Vera:

Xhel Aloe Vera është antioksidues, lufton radikalet e lira, përshpejton metabolizmin dhe ka veti laksative; këto janë cilësi që ndihmojnë për të hequr qafe kilet shtesë, si dhe për të pastruar zorrën e trashë.

Përgatitja e pijes detox:

Përbërësit:

Lëng i një portokalli

½ fletë aloe vera

½ kastravec

Një fetë ananas

Pritni një fetë ananas dhe gjithashtu kastravecin priteni në feta, fletën e aloe verës ndajeni ne mes dhe shtrydhni gjysmën e xhelit, pastaj përziejini të gjithë përbërësit në një blender, shtoni një gotë ujë dhe lëngun e një portokalli.

Lëngun e përftuar piheni dy herë në ditë, një herë në mëngjes esëll dhe një herë pasdite. Sigurohuni që të pini së paku 8 gota ujë gjatë ditës.

 

Burimi / www.tribugolosa.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top