Lifestyle

June 5, 2017 | 9:43

Macet në zyrë lehtësojnë stresin?

Një kompani japoneze inkurajon punonjësit të sjellin macet e tyre në punë, si mënyrë për t’i ndihmuar ata me stresin dhe lodhjen. Në zyrën e vogël të firmës informatike Ferray nëntë mace iu kalojnë nëpër gjunjë punonjësve, shëtisin nëpër tastierë, hanë dhe ecin lirshëm nëpër hapësirë

9 mace të shpëtuara bredhin lirshëm në zyrë dhe ata që adoptojnë një mace të shpëtuar, shpërblehen edhe me 45 dollarë në muaj.

Punonjësit shprehen se macet me të vërtetë ulin stresin e të gjithëve.

Edhe kompanitë tjera japoneze lejojnë praninë e kafshëve në hapësirat e punës, në mënyrë që të reduktohet stresi.

Në degën japoneze të firmës Oracle, qeni i quajtur  Kendi është bërë “ambasadori” i tyre që pranon mysafirë dhe i qetëson punonjësit. Oracle Tëitter dhe Instagram.

Tokio ka 60 kafene në të cilat zyrtarisht janë të lejuara macet, të cilat shëtisin në mesin e klientëve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top