Madonna festoi 90-vjetorin e të atit së bashku me gjashtë fëmijët e saj dhe si rrallëherë mundëm të shohim një portret të plotë familjar.
Ylli i popit ka publikuar në Instagram foto me fëmijët e saj: Lourdes, 24 vjeçe, Rocco, 20, David, 15, Mercy, 15, Estere, 8 dhe Stelle, 8 vjeçe, në Michigan, ku ata u mblodhën të gjithë për të festuar ditëlindjen e gjyshit të tyre, shkruan “Daily Mail”.
Krahas një videoje, Madonna shkroi:
“Babai im është një i mbijetuar që është rritur si një emigrant italian në SHBA dhe duke jetuar nëpër shumë trauma, por gjithmonë ka punuar shumë për gjithçka që kishte.
Ai më mësoi rëndësinë e punës dhe ta siguroja vetë jetesën. Të falënderoj përsëri. Ishte kaq e veçantë të kaloje ditëlindjen tënde të 90-të me ty dhe fëmijët e mi në vreshtin tënd.”
Burimi / Panorama Plus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.