Mirëqenie

May 15, 2018 | 11:53

Maji, muaji i ndërgjegjësimit për Matjen e Presionit Arterial

Maji, Muaji i Matjes së Presionit Arterial (MMPA) është një fushatë globale ndërgjegjësimi e udhëhequr nga Shoqata Ndërkombëtare e Hipertensionit (ISH), e cila përfaqëson shkencëtarët, klinicistët, ofruesit e kujdesit shëndetësor nga e gjithë bota, të cilët kanë interes të përbashkët në fushën e kërkimit për hipertensionin arterial.

Kjo fushatë e nisur vitin e kaluar, ka në qendër të vëmendjes rritjen e aksesit ndaj depistimit të presionit arterial, si mënyra potencialisht më efektive për të ulur efektet e dëmshme të hipertensionit në shëndet.

Gjatë vitit të parë të kësaj fushate morën pjesë rreth 100 vende nga e gjithë bota (ndër to edhe Shqipëria), duke e bërë kështu programin depistues, të presionit të gjakut, më të madhin në botë. Analiza e të dhënave nga ky program masiv depistues lejon mbledhjen e evidencave shkencore për të ndikuar politikat shëndetësore rreth depistimit të presionit të gjakut.

Një matje e thjeshtë e presionit areterial shpëton jetën.

Presioni i lartë i gjakut është kontribuesi numër një për vdekshmërinë në mbarë botën, 10 milionë jetë humbasin çdo vit si pasojë e presionit të lartë të gjakut  dhe vetëm ½ e njerëzve që kanë presion të lartë të gjakut e dinë që vuajnë nga hipertensioni.

Burimi / ata.gov.al

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com