Thonë që nënë është ajo grua që rrit fëmijën e saj dhe jo ajo që lind, njëra me titull dhe tjetra plot dashuri, plot vuajtje, sepse të rritësh një fëmijë nuk është aspak e lehtë. Në momentin që vështron ata dy sy, çdo gjë ndalon dhe ekziston vetëm për fëmijët e tu, një emocion i papërshkrueshëm, një ndjenjë kaq e veçantë.
Duhet ta provosh dhe ta jetosh që ta kuptosh çdo të thotë të jesh nënë. Është detyra më e vështirë, duhet të gjesh forcën të bësh gjëra që nuk mendoje se i dije: të japësh dashuri, mbrojtje, mbështetje, këshilla, ngrohtësi, mbikëqyrje.
Veç zemra e saj e madhe bëhet një, me hallet e problemet e bijve të saj kudo që ata ndodhen.
NËNA, i vetmi person që mund të ndajë dashurinë e saj në dhjetë fëmijë, dhe tek secili ta ketë të plotë dashurinë e saj. Ndjenja më e bukur e një femre është të jetë Nënë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.