Në fokus

March 9, 2020 | 10:44

Mjeku Tritan Kalo: Dukuria Covid-19/Sars-Cov-2, 10 këshilla që duhet t’i mbani parasysh

Mjeku infeksionit, Tritan Kalo ka shkruar në postimin e tij në Facebook, duke mbajtur në koherencë dhe vëmendje lexuesit në përditësimin e lajmeve dhe këshillave që duhet të ndjekin në kushtet e konfirmimit të rasteve edhe në Shqipëri.

Hyrja në skemën e mikroorganizmave sëmundje shkaktuese me impakt shumë të madh shtrirjeje dhe lëndimesh të jetëve njerëzore sikundër ishte Novel-Coronavirus/Covid-19/Sars-Cov-2, është bërë epiqendra e lajmeve vizive e të shkruara, si dhe e diskutimeve tona të përditshme profesionale ose jo…

Një rol jo të pakët në këtë drejtim kanë luajtur edhe lajmet jo të mirëbazuara, të bëra nga mosdija apo keqdashësija, por që gjithmonë kanë ndikuar në shtimin e shkallës së ankthit e të PANIKUT në shoqërinë tonë… PARËSORE në përballjen me këtë sëmundje mbeten këshillat për:

  • HIGJENËN personale (larja e duarve shpesh dhe jo me pak se 20-30 sekonda) dhe atë kolektive
  • MOS GRUMBULLIMI jo i domosdoshëm në mjediset publike e në të tjera mjedise
  • PËRKUJDESI për “higjienën e të teshtiturës dhe të kolliturës”
  • RUAJTJA e njomësisë së fytit me pirje të herë-pas-hershme të sasive të vogla uji
  • USHQIMI i variueshëm, kuptohet edhe sipas edhe mundësive financiare, i pasur me vitamina C, D, A,
  • të PATURIT në vëmendje e mos frekuentimit të shkollave, e qendrave të punës në rast shenjash klinike gripngjasuese (teshtitje, kollë, dhimbje koke, temperaturë)
  • VETËIZOLIMI 14 ditor për personat që vinë nga vende të prekura dhe me raste të transmetimit komunitar të sëmundjes, harta e të cilave është zgjeruar që nga Kina e deri në Itali,
  • KONTAKTIMI me Shërbimin e Urgjencës Kombëtare me numrin 127, NËSE ai/ajo ka shenja të tilla si temperatura, teshtitje e kollë, vështirësi në frymëmarrje, dhe mos ardhja direkte në spital,
  • KUJDESI ndaj individëve mbi 65 vjeç dhe ndaj mjekimit të rregullt të sëmundjeve kronike që shumë prej tyre kanë: sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive (sidomos të sëmurët me SPOK), të kyçeve, etj, si grupi më i rrezikuar për të bërë ndërlikime në rast infektimi nga Covid-19/Sars-Cov-2,
  • VETËKONTROLLI e mos panikimi për një situatë detyrimisht kalimtare të kërcënimit epidemiologjik të popullatës…

NUK ka asnjë fshehje të realitetit dhe gjithkush do të vihet në dijeni, që më rastin më të parë të izolimit të këtij shkaktari në Shqipëri….Të mos harrojmë se NDËRKOHË që Covid-19/Sars-Cov-2 ka marrë jetët e mbi 3600 individëve, në të njëjtin hark kohor në mbarë BOTËN janë humbur jetët e miliona të tjerëve nga të tjera sëmundje apo arsye: DUHANI ka vrarë mbi 8.000.000 individë, GRIPI stinor mbi 500.000 të tjerë, AKSIDENTET kanë vrarë mbi 55.000.0000, nga AIDS kanë humbur jetën mbi 770.000 vetë, nga MALARIA mbi 450.000 të tjerë ( në çdo 2 minuta humb jetën një fëmijë nga kjo sëmundje)…BETEJA për jetën është e përminutëshme dhe fitimtar në të dalin kurdoherë mendjekthjelltit, vullnetplotët dhe zemërbardhët…

SË BASHKU do të mundemi t’ia dalim mbanë PËRSËRI edhe betejës ndaj Covid-19/Sars-Cov-2…Javë të mbarë kudo që frymoni JU bashkëkombasit e mi!!!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top