Dëshmi

February 28, 2018 | 11:46

Makina vret, nuk është lodër shpejtësie, mesazhi i një gruaje që i shpëtoi për qime aksidentit

Gjithnjë e më shumë aksidentet rrugore po përgjakin rrugët e Shqipërisë duke shënuar pothuajse të njëjtën balancë si të ishte luftë. Vetëm përgjatë muajit Shkurt janë shënuar disa aksidente tragjike. I tillë ishte rasti në Velipojë, mbrëmjen e 18 Shkurtit, ku u shuan 4 anëtarët e një familjeje.

E ftuar në studion e “Rudina” Monika Luarasi, një grua e cila i ka mbijetuar një aksidenti tragjik rrëfeu se rreth një vit më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është përplasur nga një makinë dhe është dërguar në spital në gjendje  kome.  

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 Mars 2017, para Presidencës. 21-vjeçari Rei Shehu, i cili aksidentoi Monika Luarasin, nënë e dy fëmijëve, e la atë me pasoja të rënda. Gruaja mori goditje në kokë, si dhe theu këmbën e majtë dhe gjurin. Monika tregon se nuk mban mend asgjë nga ajo ditë dhe nga ai moment.

Unë jam bërë e vetëdijshme shumë vonë. Nuk mbaj mend asgjë nga ajo ditë, historinë ma kanë treguar familjarët. Kam dalë nga puna dhe kam dashur të kaloj rrugën. Makina më ka hedhur 4-5 metra lart dhe më pas kam rënë në tokë. Dëmtimi i këmbës së majtë ka qenë fatal. Pas aksidentit ka ardhur ambulanca dhe më kanë vënë frymëmarrje artificiale, aty me shumë kujdes jam ndjekur nga mjekët, por për dy javë kam qenë pa shenja jete. Pas dy javësh në spital jam operuar dhe më ka ikur totalisht memoria. Tre muaj pas aksidentit unë nuk kujtoja asgjë. Nuk njihja asnjeri, kujtoja njerëz për vetëm 5 minuta. Në kujtesën time nuk kishte mbetur asgjë. Unë i kërkoj falje bashkëshortit tim për këtë që ka kaluar me mua, po ashtu edhe fëmijëve të mi”, tha Luarasi.

Pavarësisht se aksidenti pati pasoja të rënda dhe Luarasi humbi kujtesën për rreth tre muaj, nëna e dy fëmijëve tha se e ka falur të riun që e aksidentoi.

Unë di që për një periudhë kohe 3 muaj ai ka qëndruar në arrest shtëpie, më vonë se di ç’është bërë. Familjarët e tij kanë ardhur tek unë në spital dhe kanë dhuruar gjak. Sigurisht ata donin që unë të shpëtoja. Burri im ka folur me familjarët e tij dhe është përpjekur ta zgjidhë në mënyrë paqësore. Unë ndoshta nuk e përballoja psikologjikisht për ta pranuar faljen ballë për ballë. Aksidenti im ka qenë shumë i rëndë, por çuditërisht unë kur më është kthyer memoria i kam thënë mamasë time: Pavarësisht se çfarë ka bërë ai person, unë e kam falur ”, përfundoi Luarasi.

Burimi / http://tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top