Pika referimi

December 17, 2015 | 9:47

Malala i mbyll gojën Donald Trump në mënyrën më elegante të mundshme

“Sa më shumë flisni për islamin dhe të gjithë myslimanët, aq më shumë nxisni terroristë”.

Malala Yousafzai ofroi një këshillë të vërtetë për Donald Trump dhe çdo politikan tjetër që sulmon vazhdimisht besimtarët myslimanë. Yousafzai, e cila vitin e kaluar mori si më e reja çmimin Nobel për Paqe, u pyet në lidhje me “gjërat e egra të thëna në lidhje me islamin dhe myslimanët”, të tilla si thirrja e kandidatit presidencial republikan për të ndaluar të gjithë myslimanët të hynin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo tha:

Është e rëndësishme se çfarëdo thonë politikanët, çdo gjë që thonë mediat, ata duhet të jenë të vërtetë, të vërtetë dhe të kujdesshëm në lidhje me këtë çështje. Nëse qëllimi juaj është të ndaloni terrorizmin, mos u përpiqni duke fajësuar të gjithë popullsinë myslimane, sepse ajo nuk mund ta ndalë terrorizmin. Kjo do të radikalizojë më shumë terroristë”.

Në një intervistë të veçantë për AFP, Yousafzai i quajti komentet e Trump “tragjike” dhe “plot me urrejtje, një ideologji diskriminuese ndaj të tjerëve”. Yousafzai u qëllua në kokë dhe për pak mbeti e vrarë në vitin 2012, sepse ajo shkoi në shkollë për të marrë një arsim. Me gjithë përpjekjen për jetën e saj, ajo vazhdon t’i promovojë këto çështje.

“Arsim, jo diskriminim, është çelësi për të ndalur terrorin”, tha ajo.

“Nëse duam t’i japim fund terrorizmit, ne kemi nevojë të sjellim arsim cilësor në mënyrë që të mposhtim mendësinë dhe mentalitetin e terrorizmit dhe të urrejtjes”, tha Yousafzai në ceremoninë e mbajtur në Angli, duke shënuar përvjetorin e parë të sulmit taleban në një shkollë në Pakistan, ku 134 fëmijë gjetën vdekjen.

Përgatiti: Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top