Mirëqenie

August 23, 2017 | 15:28

Mali i shenjtë i Tomorrit, bektashinjtë festojnë në vendin ku prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu

Festa e Shenjtë e Bektashinjve organizohet nga 20-25 Gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora dhe bota. Pelegrinazhi nis në malin e Tomorrit dhe zgjat për 5 ditë, shoqëruar me festë nën ritmet fetare, pavarësisht besimeve që u përkasin. Mali i Tomorrit konsiderohet “i shenjtë”, pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu.

mali2Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë, duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit. Të parët që janë vendosur në malin e shenjtë të bektashinjve kanë qenë barinjtë e fshatrave të Skraparit, të cilët ofrojnë për pelegrinët kurbanët e festës “qengjat”, që janë dhe personifikimi i kësaj feste të veçantë.

Teqeja e Kulmakut ka hapur dyert për pelegrinët, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut, ku kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre.

Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit përfundojnë në 25 Gusht, por kulmi i kësaj feste arrin në datën 23 Gusht.

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top