Këngëtarja 37 -vjeçarja, pasi fitoi çmimin Michael Jackson mbajti një fjalim emocionues skenën e MTV Music Awards. Pink ka treguar një episod që i ka ndodhur me të bijën 6 -vjeçare, Willow.
“Disa kohë më parë po çoja vajzën time në shkollë kur befas më tha :
-Mami?
-Po , vogëlushe?
-Jam vajza më e shëmtuar e kursit!
I thash: “Urdhëro?”. M’u duk sikur dontë të vazhdonte të më thoshte:
-Po, dukem si djalë me flokë të gjatë!
-Pra, e vogla ime, ne nuk ndryshojmë. Marrim rërën dhe guaskën dhe krijojmë një perlë. Ndihmojmë njerëzit e tjerë të ndryshojnë në mënyrë që të mund të shohin të gjitha llojet e bukurisë!
Ti, e vogla ime, je shumë e bukur dhe unë të dua shumë!”- perfundoi Pink duke marre duartrokitjet e te gjithëve!”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.