Në fokus

January 25, 2019 | 11:06

Mami, më mbaj pranë, në kontakt me lëkurën dhe shpirtin tënd

Mos dyshoni te rritja e të voglit tuaj në kontakt me ju, lëkurë me lëkurë, frymë me frymë. Lejoni që ai të jetë shumë afër jush, të paktën gjatë tre viteve të para të jetës së tij. Duke vepruar kështu, ju do t’i jepni botës një fëmijë të fortë e të guximshëm. Një individ të lirë nga frika. Fëmijët duhet të jenë në kontakt me prindërit e tyre dhe ne shpjegojmë pse.

Në hapësirën tonë të vogël, shpesh flasim për rëndësinë e rritjes së fëmijës në kontakt me prindërit. Është stimuli më i mirë me të cilin do të rritet dhe zhvillohet. Me të cilin i jep atij siguri dhe mirëqenie. Dhe gjithashtu me të cilin mund të aktivizoni lidhjen neuronale përmes stimujve cilësorë: tingëllues, vokal, nuhatës, ndijor…

Frika nuk ka bërë askënd të suksesshëm. -Publiolio Siro-

E pra, me këtë rast, duam të shkojmë përtej asaj që është zhvillimi i fëmijës. Ne duam të flasim për instinktet e tij primare dhe rëndësinë e rritjes së fëmijës “të shkëputur nga frika”. Ne e dimë se sot termi “lidhje” përdoret shumë shpesh, por është më mirë të qartësohet kuptimi i disa fjalëve.

Në kontekstin e rritjes personale, termi “lidhje” i referohet manisë sonë të zotërimit të gjërave ose lejimit të këtyre gjërave ose këtyre lidhjeve të pengojnë lirinë tonë ose identitetin tonë. Nga ana tjetër, në kontekstin e edukimit të fëmijëve, ne flasim për lidhjen në teorinë famëkeqe Boëlby. Ajo na kujton rëndësinë e krijimit të një lidhjeje të fortë dhe të sigurt me fëmijën për të nxitur rritjen, vetëvlerësimin, marrëdhënien e tyre të sigurt dhe në të njëjtën kohë pavarësinë nga prindërit dhe mjedisi rrethues. Fëmija duhet të mbahet në kontakt me prindërit.

Sot, ne dëshirojmë të propozojmë: favorizoni afërsinë dhe kontaktin lëkurë me lëkurë me fëmijën tuaj për të krijuar një lidhje pozitive. Sepse, në këtë mënyrë, në afat të gjatë, do të arrijmë ta bëjmë fëmijën të rritet “i shkëputur nga frika”, pasiguritë dhe vetëvlerësimi i ulët.

Frika është instinkti më i rëndësishëm në trurin e foshnjës

Nëse ka një vend të sigurt, të rehatshëm dhe të përsosur, është pa dyshim barku i nënës. Nuk ndodh asgjë e keqe, gjithçka është paqësore, gjithçka është e ngrohtë, e kënaqshme dhe e parashikueshme. Megjithatë, pas lindjes, i porsalinduri shqetësohet për botën e çuditshme në të cilën ka përfunduar.

Para së gjithash, ai ndjehet i shqyer nga stomaku i nënës së tij. Pastaj, disa të huaj e marrin, e lajnë, e peshojnë, e trajtojnë… Së fundi ai njeh dhe dëgjon zërin e nënës së tij për herë të parë. E megjithatë, nuk duhet shumë kohë që ai të vihet në një krevat vetëm, në errësirë… Frika ka dorën sipër tij. Fëmija përjeton terrorin e braktisjes dhe ndjenjën se nuk do mbijetoj…

Unë kam lindur dhe të gjithë më frikësojnë

Fëmija lind me një tru tërësisht të papjekur. Vetëm instinktet dhe nevojat mbretërojnë brenda tij. E vetmja gjë që dëshiron është të ndihet i sigurt, i dashur, të ushqehet.

Në muajt e parë të jetës, nëse ka një gjë që me të vërtetë e frikëson atë, është ndarja nga nëna. Ai ende nuk mund ta kuptojë se të qenit i lënë në djep nuk do të thotë të jesh i braktisur. Ai nuk e kupton se nëse në një moment të caktuar ai nuk ndjen ngrohjen e nënës së tij, kjo nuk do të thotë se diçka e keqe do t’i ndodhë atij.

Frika tek të sapolindurit është një reagim i natyrshëm me vetëm një qëllim: për t’i ndihmuar ata të përshtaten.

Rritja në kontakt për të qenë i lirë nga frika

Ekspertët për edukimin dhe psikologjinë e fëmijëve shpjegojnë se rreth 35% e të sapolindurve zhvillojnë lidhje të pasigurt. Rritja në një mjedis në të cilin prindërit nuk i kushtojnë menjëherë vëmendje emocionale, nuk nxitojnë nëse foshnja qan apo në të cilin fëmija e percepton se nuk mund të llogarisë njerëzit që kujdesen për të ka një ndikim serioz në mendjen e tij.

‘Frika është gjëja nga e cila kam më shumë frikë’ -Michel Eyquem de Montaigne

Një lidhje e pasigurt i bën fëmijët shumë të varur, i bën ata gjithmonë të “lidhur” me pasiguri, ankth, zemërim që nuk mund ta kanalizojnë dhe pak nga pak do të shfaqen mosbindja, pakënaqësia ose gjeste sfiduese.

Si ta bëni fëmijën tuaj të rritet “i lirë” nga frika

Ju duhet të kuptoni se një fëmijë ka një pafundësi nevojash që të jetë në gjendje të kuptojë dhe të kënaqë. Në të njëjtën mënyrë, merrni në konsideratë faktin se çdo fëmijë është unik dhe ndonjëherë ka fëmijë që kërkojnë shumë vëmendje, shumë më tepër se të tjerët.

Mos e injoroni kur qan.

Mbaje gjithmonë pranë vetes. Nëse punoni dhe kaloni një pjesë të ditës larg shtëpisë, sapo të ktheheni, përdorni mbajtësin klasik të foshnjave për të qëndruar në kontakt me lëkurën tuaj.

Kuptoni të gjitha emocionet e tij. Mos i ndëshkoni apo intensifikoni më tej. Duhet të jeni të duruar, të jeni gjithmonë të afërt, të dashur dhe të qëndrueshëm.

Mësoni të njihni frikën e tij. Sigurohuni që gradualisht të mësoni të toleroni frustrimin.

Së fundmi, mos harroni të nxisni vetëbesimin, tregojini atij se i besoni, kështu që ai të sheh tek, figurën e mrekullueshme dhe thelbësore për jetën e tij që do t’i japë gjithmonë siguri, guxim, dashuri, afërsi

 

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / siamomamme.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top