Këshilla & Arsye

January 13, 2020 | 8:07

“Mami nuk mund të fle”: Si mund ta ndihmoj fëmijën tim?

Ka disa shkaqe që mund të krijojnë çrregullime të vazhdueshme të gjumit tek të vegjlit: mungesa e vullnetit për të fjetur, paaftësia e prindërve për të menaxhuar gjumin, moszbatimi i disa rregullave të thjeshta, ose besimi i fëmijës se ai nuk mund të flejë vetëm.

1

Çfarë duhet të bëjmë për të ndihmuar fëmijët?

Rregullat për gjumë të mirë: Manual për fëmijët 1 deri në 3 vjeç

1) Mos jini shumë mbrojtës

Shpesh “mëkati” i çrregullimeve të mëdha i gjumit te fëmijët janë prindërit e tyre. Gabimi qëndron në marrjen e fëmijës nga mami dhe babi në fazën e gjumit: ndonjëherë, nga frika se fëmija nuk është në gjendje të flejë mirë, prindërit kanë tendencë të jenë shumë mbrojtës. Është e rëndësishme për shëndetin e fëmijës, prindi i mëson disa rregulla të thjeshta, për të shmangur disa zakone të këqija.

2) Shmangni emocionet

Rregulli i parë i rëndësishëm është të shmangni emocionet e fëmijës në orët e para gjumit. Nëse foshnja qan, i qëndroni afër, por pa i kushtuar shumë vëmendje. Nëse ju do të merakoseni shumë kjo do të shkaktojë më shumë vështirësi për të fjetur. Shmangni dritat e forta dhe mbani një ton të ulët të zërit. Gjithashtu shmangni lojrat për të paktën 1-2 orë para gjumit.

3) Trajtimi i energjisë

Ushqimi dhe gjumi, një kombinim që nuk duhet nënvlerësuar. Ushqimet dhe pije të tilla si çokollatë, çaj apo cola mund të prishin gjumin.

4) Përgatitja e dhomës

Është e rëndësishme të ruani një temperaturë, e cila është e rehatshme dhe që nuk e tejkalon 20°C; ngrohja ekstreme, në fakt, shqetëson gjumin. Tregoni kujdes edhe për shtratin, i cili nuk duhet të jetë shumë i madh. Zëri i nënës është më inkurajues se muzika mekanike.

5) Krijimi i një rutine

Mundohuni t’i bëni të qartë fëmijës se dita është për aktivitete të caktuara, ndërsa nata është për të fjetur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top