Shumë shpesh prindërve u bëhet kjo pyetje dhe jo të gjithë ne arrijmë t’ju japim përgjigjen e duhur. Mendja e një fëmije është shumë kurioz dhe derisa të marrë atë që ju duhet nuk do të ndalojnë, por as ju…
Mos e injoroni pyetjen
Nëse jeni prind, deri në këtë kohë duhet ta keni kuptuar se injorimi i çdo lloj pyetjeje do të shkaktojë më shumë pyetje! Prandaj, mos pretendoni se nuk po dëgjoni ose thjesht mos e neglizhoni.
Mos u fusni në detaje; por mos i ushqeni me përralla
Tregojini fëmijës tuaj se çdo qenie njerëzore përbëhet nga grimca të vogla të quajtura ‘qeliza’. Mami dhe babi kanë qeliza të veçanta që krijojnë një fëmijë. Fëmija qëndron brenda trupit të mamasë në një ‘shtëpi’ të veçantë të quajtur mitra dhe kur ai është mjaft i madh për të dalë në botë, nëna e nxjerr nga barku. Ju lutemi përmbahuni nga tregimi i historive si “lejleku erdhi dhe të vendosi pranë meje ndërsa unë isha duke fjetur”.
Jepi fëmijës fakte
Faktet gjithmonë kanë ndihmuar me një mendje kureshtare. Mos përdorni fjalë të rastësishme si “mrekulli” “Zoti të dhuroi për mua” për të adresuar një pyetje kaq të rëndësishme. Përdorimi i termit të saktë shkencor, do ta ndihmojë fëmijën ta kuptojë më mirë atë.
Përdorni terma të thjeshtë biologjikë; sigurohuni që edhe ato të jenë të përzgjedhura
Termat e thjeshtë si qeliza, mitër janë më të lehta për t’u kuptuar dhe nuk paraqesin ndonjë rrezik. Fëmijët kanë një tendencë për të imituar ose përsëritur fjalët. Prandaj, përmbahuni nga përdorimi i fjalëve si seksi, marrëdhënie, penis, vezore, etj. Këto terma specifikë biologjikë mund të përdoren kur fëmija rritet dhe është mjaft i madh për të kuptuar rëndësinë.
Dëgjojeni me vëmendje reagimin e fëmijës
Mos e lini fëmijën tuaj pasi të keni paraqitur shpjegimin tuaj. Prisni pak dhe shikoni nëse fëmija juaj ka më shumë pyetje për këtë temë të veçantë. Mos harroni gjithmonë, sa më shumë të përpiqeni t’i shpëtoni pyetjeve kurioze të një fëmije, aq më shumë do të krijoni dyshime në mendjen e tij. Është shumë e rëndësishme të trajtohet pyetja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.