Në fokus

August 15, 2020 | 8:16

Mamografia të shpëton jetën, por frika e Covid-19 ka bërë që shumë gra të heqin dorë prej saj

Nga frika e COVID-19, shumë gra kanë hequr dorë nga mamografia, e cila shpesh të shpëton jetën.

Në fazën e parë të pandemisë së koronës shumë gra në Gjermani apo vende të tjera hoqën dorë nga ekzaminimi i gjirit përmes mamografisë. Numri i pacienteve që shkonin për të bërë mamografi ra si në ambulanca edhe në spitale me rreth 30%. Për shkak të frikës nga infektimi me Covid-19 kishte shumë që mendonin se ekzaminimet për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve nuk janë të nevojshme nga pikëpamja mjekësore. Madje pati edhe pacientë që nga frika e infektimit i shtynë seancat e kimioterapisë për kancerin.

Por për shkak se gjatë mamografisë, kontakti i ngushtë midis infermieres që bën ekzaminimin dhe personit që ekzaminohet është e pashmangshëm autoritetet shtetërore në Gjermani apo Angli vendosën që ekzaminimet për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve kancerogjene të mbylleshin përkohësisht.

Tani gjendja ka ndryshuar, në sallat e pritjes në spitale dhe klinika janë marrë masa për të minimizuar efektin e infektimit si dhe për respektimin e distancës fizike, dhe mjekët u rekomandojnë grave që të vazhdojnë sipas rregullit ekzaminimin e gjirit përmes mamografisë.

Shtyrja e datës së mamografisë me një deri në dy muaj zakonisht nuk është problem dhe nuk sjell pasoja të mëdha, thotë mjekët specialistë, por ka përjashtime. Nëse një karcinomë rritet në mënyrë shumë agresive, nuk mund të përjashtohet që në raste të caktuara vonesa prej një deri në dy muaj mund të ketë vërtetë pasoja. Në raste të tilla koha nuk pret, sepse karcinoma mund të ketë përparuar tashmë dhe kjo përkeqëson shanset për kurim dhe mundësitë e trajtimit mjekësor.

Shkencëtarët mendojnë se pacientët me kancer e kalojnë më rëndë sëmundjen, kur infektohen me COVID-19. Kjo vlen veçanërisht për disa lloje kanceri si për shembull, sëmundje hematologjike, kanceri i gjakut ose kanceri i gjëndrave limfatike.

Në shumicën e rasteve, sëmundja COVID-19 duhet të trajtohet e para. Por shtyrja, ndërprerja ose pezullimi i plotë i terapisë, varet nga rastet individuale. Nëse dikush vuan nga kanceri, mjeku dhe pacienti duhet të peshojnë se cili përbën më tepër rrezik infeksioni COVID-19 apo kanceri, dhe ky është shpesh një vendim i vështirë.

 

Burimi / DW

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top