Psikofakt

April 23, 2020 | 8:11

Manula Kotini: Personaliteti i human sapiens  dhe origjinaliteti unike e tij

Shumë njerëz shohin rreth e rrotull dhe harrojnë të shohin mirë brenda vetes. Do të ishte më bukur t’i ngjaja këtij apo atij, dhe nisin luftërat e rrëmbimeve të personalitetit të të tjerëve.  Epruveta e personaliteteve të të tjerëve është lakmia më virusale që mund të ketë pushtuar klasat e ndryshme shoqërore.  Brenda një njeriu, të cilit do të donin t’i merrnin pjesë nga personaliteti i tij ndodhet lumturia e munguar e shumë pretendentëve të sukseseve të jetës së të lakmuarit.

Manula Kotini Avokate

Manula Kotini
Avokate

Stadi kryesor i këtij lakmimi është dashuria , përqendrimi i vëmendjes së larguar, dhe qetësia shpirtërore. Nuk pyetet më se çfarë i mungon një njeriu brenda vetes dhe personalitetit të tij tek eksperti psikolog, po veprohet. A do të ishte kjo zgjidhja e psikologëve për të ururar një jetë të bukur për pacientët e tyre, a do të ishte kjo mënyra për të mbyllur dosjen e një pacienti, me kaq, sulu dhe shko dhe merri çdo gjë të bukur personalitetit të këtij apo atij njeriu?

Idhujtaria e personalitetit të një njeriu nuk rafinohet dhelpërisht si idhujtari justifikuese për t’u dëmtuar, po edhe si personalitet unik. Rëndësia e një njeriu nuk nis nga rrëmbimi i personalitetit të një njeriu tjetër dhe vendosja e këtij personaliteti, njeriut të cilit do të bëhet po aq i njohur sa idhulli i vet. Në kuadrin e rëndësisë së barazisë njerëzore, të tërë njerëzit janë të rëndësishëm, dhe rrëmbimi i personalitetit të njeriut kur kryhet, kryhet me dëmtim të jetës së këtij njeriu apo të njerëzve të ndryshëm. Rreziku është edhe më i shfaqshëm, edhe kur vihet në rrezik jeta e një njeriu tjetër për të parë personalitetin e tij, atë të një njeriu i cili rrëmben personalitetin në mënyrë që të mirëmbajë këtë personalitet në kushte të këndshme materiale pasurore.

2Zakonisht, rrëmbimi i personalitetit ndodh për të përfituar ekonomikisht, po ndodh edhe për të gëzuar të mirat materiale qetësisht nga ana shpirtërore. Psikologjia e rrëmbimit të personalitetit në stacionin e profilit  arkitektural të një njeriu nuk është mungesë personaliteti, pra një njeri i cili do të rrëmbejë personalitetin e një njeriu tjetër, nuk do të thotë se është njeri pa personalitet. Zbulimi i arkitekturales së brendshme të një njeriu është punë e psikologut. Në çastin që një njeri nuk arrin dot ta zbulojë vetë personalitetin e tij, sepse kështu është gatuar mbyllja e tij, atëherë këtë detyrë, detyrën e zbulimit të personalitetit të njeriut e mban psikologu dhe një psikolog i përgatitur. Mundet që shumë njerëz ta njohin të plotë personalitetin e vet, mundet ta njohin pjesërisht, ose mundet mos ta njohin fare. Në të tria këto stade, rrezikshmëria e dëmtimit të jetës së njeriut është e ndryshme. Te stadi i parë, stadi i njohjes së plotë të personalitetit të njeriut nga vetë njeriu, rrezikshmëria është te mospëlqimi i disa gjërave brenda vetes së këtij njeriu. Te stadi i dytë, te njohja e pjesshme e personalitetit të njeriut nga vetë njeriu, rrezikshmëria është tek të parit te vetja vetëm të gjërave negative dhe jo atyre pozitive. Teë stadi i tretë, mosnjohja e personalitetit të vetë njeriut nga njeriu, rrezikshmëria është shumë më e lartë, pasi ky njeri ka tendencën të shohë tek të tjerët çdo pjesë të mundshme të personalitetit  të të tjerëve për t’ia modifikuar vetes një nga pjesët dhe të na na lërë të kuptojmë të tërëve që është vetvetja kur është shartim personalitetesh të të tjerëve.

Çfarë po vëzhgoj sot, është se rrezikshmëria pas rrëmbimit të personalitetit të njeriut nga njëri tek tjetri është aq e madhe sa lind dëshira për të mos parë më te njeriu i vjedhur në personalitet gjithçka që është vjedhur nga vetë rrëmbyesi i personalitetit. Në çastin që sheh sukses në jetën e tij, rrëmbyesi i personalitetit nuk do të besohet më se nga kush u mbruajt me personalitete të vjedhura. Fillon psikoza e të munduarit të vetes së brendshmi, fillon ikja e dëshirës së të qenit ai që u arrit të bëhet, dhe mërzitet kur zgjodhi të njëjtat rrugë jetese, shkollimi apo mënyrash të tjera siç ishte pasqyra e tij e parë.

Në këtë atmosferë, një psikolog i arrirë e gjen me vend të thuhet se dëshira për t’u realizuar e rrëmbyesit të personalietit apo pjesëve të personalitetit të një njeriu tjetër, nuk shihet si dëshirë vetjake e brendshme e rrëmbyesit , po shihet si dëshirë për t’u arrirë si një njeri tjetër, njeriu i cili mendohej të kishte së brendshmi gjithçka që rrëmbyesi i personalitetit nuk i kishte dot për të hyrë në dyert e mbyllura më parë se të rrëmbente këtë pjesë personaliteti. Gjithsesi, dyert dhe hyrja në dyer të ndryshme nuk është referimi për të hyrë në dyer ku nuk  hyhej, pasi rrëmbyesi ishte në këto dyer. Është në të vërtetë simptomë psikologjike e dëshirës për t’u parë si një njeri tjetër dhe kaq, një njeri që s’ishe dhe që tanimë je!

Dëmtimi që shkaktojnë rrëmbyesit e personalitetit është ana materiale, kjo pasi nëse i vërteti i mbajtjes së personalitetit origjinal i privohet jeta luksoze dhe të mirat materiale nuk ka, se në cilin shesh beteje të vë në pah të tërë pjesët e brendshme të personalitetit të tij origjinal. Zakonisht këtë lloj dëmtimi e kryen vjedhësi i personalitetit të këtij njeriu, rrëmbyesi i tij! Sheshbeteja zbulon çdo arkitekturë të brendshme të personalitetit të njeriut, zbulon si rrëmbyesin e pjesëve të personalitetit të një njeriu zbulon edhe të vërtetin e mbajtësit të personalitetit origjinal.

Në çastin që në sheshbetejë dalin në pah dhe rrëmbyesi i personalitetit të një njeriu dhe mbajtësi i vërtetë i personalitetit origjinal, nis zbulimi i fytyrës së vërtetë të vjedhësit me zbulimin e fytyrës së vërtetë të të vjedhurit, sigurisht kush sulmon më tepër nuk pranon më të jetë kush ishte dhe është në kërkim të vetvetes, është në kërkim të atij që është në të vërtetë. Pak si vonë, po kjo është psikologjia…. dallimi i të vërtetës nga e rremja dhe secilit vendin e tij në shoqërinë e botës së të mirave materiale pasurore dhe botës së të mirave të qetësisë shpirtërore!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top