Dëshmi

September 22, 2018 | 9:09

Mara Venier: Ja dieta që më lejoi të hiqja 8 kilogramë, në pak javë …

Mara Venier kohët e fundit ka folur për rënien e saj në peshë me 8 kilogramë. Mara Venier duket në formë mjaft të mirë. Në edicionin e ri të “Domenica In”, ajo duket mjaft e dobët, falë një diete, me qëllim për ta bërë atë të ndihet më mirë.

Mara Venier, dieta që e lejoi të dobësohej

Mara Venier tha se kishte humbur 8 kilogramë para se të fillonte Domenica In. Megjithatë, arsyeja nuk ishte estetike. Arsyeja pse ajo e bëri këtë ishte për shkaqe shëndetësore. 67-vjeçarja në fakt ka pranuar se ka bërë kontrolle për një problem shëndetësor, i cili në realitet nuk ishte serioz. Në fakt, ajo thotë se për fat të mirë dhimbja e kraharorit që ndjeja më pas u zbeh:

Kam humbur 8 kg dhe ndihem mirë! Shkova tek kardiologu im, Profesor Rebuzzi, me një dhimbje të fortë gjoksi. Pas të gjitha kontrolleve, të cilat për fat të mirë nuk tregonin asgjë, më këshilloi të bëja një vizitë tek Profesor Miggiano, një nutritionist në Gemelli në Romë. Unë kisha nevojë të dobësohesha pak dhe ai përveç se më udhëzoi që të ndiqja një dietë të caktuar, më mësoi të ha të shëndetshme, pa privuar veten nga gjithçka “

Dieta e Mara Venier

Si u dobësua Mara Venier? Nuk është një dietë drastike, por një regjim i kontrolluar dhe i shoqëruar me aktivitet fizik. Ajo thotë:

“Unë kam eliminuar verën, ëmbëlsirat, por ha karbohidratet edhe pse me masë. Thelbësore, megjithatë, është që të përpiqeni të lëvizni. Me pushime, në Casa de Campo, në Republikën Domenikane, burri im Nicola (Carraro ed) shkonte për të luajtur golf, gjithashtu shkoja dhe une të luaja të paktën 50 minuta. Tani, në Romë, do të kthehem në palestër e ndjekur nga një trajner personal “.

Prezantuesja kishte mundësi ekonomike që të bënte disa ndërhyrje për t’u dukur më e re, por ajo nuk e do botën e gjilpërave dhe të bisturive:

“Jam shumë kundër, më shumë se çdo gjë tjetër, unë mendoj se në moshën 60 nuk mund të provosh të dukesh si 40: bëhesh patetike. Disa muaj më parë, dëshiroja të bëja blefaroplastikën (procedurën për korrigjimin e qepallave, për të hequr qeset e yndyrës ose për të zvogëluar rrudhat). Kisha kontaktuar një kirurg, e kisha bërë rezervimin, por në fund anulova gjithçka, shkak për këtë ishte frika”.

Edhe njëherë Mara dëshmon se është një grua me stil dhe vullnet të madh. Jo të gjithë mund të humbasin 8 kilogramë brenda pak javësh!

 

Burimi / www.kontrokultura.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top