Editorial

September 22, 2018 | 9:37

Ndahet nga jeta, Inge Feltrinelli, redaktorja e botimeve ndërkombëtare

Mbrëmjen e djeshme, Inge Schönthal Feltrinelli, e njohur nga të gjithë si mbretëresha e madhe e botimeve ndërkombëtare, është ndarë nga jeta. Më 24 nëntor ajo do të festonte 88 vjetorin e saj. Ajo u largua me të njëjtën fshehtësi dhe qetësi që përdorte për të lënë festat. Ajo ka preferuar të mos ketë një ceremoni lamtumire, sepse mendonte se kishte jetuar shumë. Sëmundja i përkiste anës së saj private, të cilën preferonte të mbante të fshehtë.

Ajo njihet si The queen of publishing. Në Italinë ende provinciale, gjashtëdhjetë vjet më parë, ajo solli një pjesë të botës. Dhe në redaktimin kaotik të Via Andegari, një laborator i revolucioneve dhe utopive, ajo u bashkua me Giangiacomo Feltrinelli në ndërmarrjen e tij kulturore, moderne dhe kozmopolitane. Pas vdekjes tragjike të themeluesit, në mars të vitit 1972, ajo ishte shpëtimtarja e vërtetë e shtëpisë botuese, më pas ia dorëzoi djalit të saj Carlo.

Më shumë se një redaktore, Inge ishte një atmosferë. Të kaloje pesë minuta me të do të thoshte të dilje në një turne mes broshurave të shpërndara në të gjithë planetin. Në mur të studios së saj, i njëjti vend ku Giangiacomo kishte punuar, qëndronte një fotografi e bërë nga Villadeati: ajo e shtrirë në dysheme në mesin e botuesve të të gjithë botës.

Burimi / www.repubblica.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top