Këshilla & Arsye

July 3, 2020 | 8:09

Margaret Naumburg dhe terapia dinamike e artit, një mundësi për të shpjeguar dhe rieksperimentuar zgjidhjen e ndjenjave konfliktuale

Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit

naumburgMargaret Naumburg 1890 -1983) ka qenë psikologe amerikane, edukatore, artiste, autore dhe ndër teoricienët e parë të mëdhenj të terapisë së artit. Ajo e quajti terapinë e saj të artit të orientuar në mënyrë dinamike. Para se të punonte në terapinë e artit, ajo themeloi Shkollën Walden të New York City.

Terapia e artit përfshin teknika dhe metoda që përdorin aktivitet artistike si mjete terapeutike dhe implikojnë që procesi krijues të përdoret për të përballuar konflikte emotive dhe për të arritur një vetëkontroll dhe një zhvillim personal më të evoluar.

Në fund të shek. të 19-të lindi edukimi artistik i përqendruar tek fëmija. Me anë të këtij edukimi artistik kryheshin dy funksione. Së pari, fëmija merrte një edukim artistik që kishte të bënte me formimin estetik  të tij dhe së dyti, nëpërmjet edukimit artistik synohej edhe dhënia e një terapie artistike, e cila do të ndihmonte në përmirësimin e një seri problemesh, si të prapambetjes, të ndikimit në zhvillimin intelektual të fëmijës dhe së fundi edhe në përmirësimin e gjendjes psikike.

cb6bf8_4ec4d93964e440d19cc00277c23140ac_mv2_d_3323_2407_s_4_2

Në kuadrin e Lëvizjes Vieneze, një grup intelektualësh dhe artistësh të mbledhur rreth figurës së profesorit Franc Cizek, u rebeluan ndaj artit tradicional “akademik“, që sinjifikonte në një sens kundërshtinë për artin, si për shembull të Straus-it, i cili zhvillohej në salla, në të cilat nuk kishin mundësi të merrnin pjesë të gjitha shtresat e shoqërisë.

Midis viteve 1930 dhe 1940 nxënës dhe përkrahës të kësaj lëvizje punonin në Britaninë e Madhe, duke influencuar zhvillimin e punës së profesorëve anglezë. Në të njëjtën periudhë një fenomen i njëjte u zhvillua edhe në U.S.A, nga puna e profesoreshës së artit Florence Cane, motra e së cilës, Margaret Naumburg, është konsideruar themeluesja e terapisë së artit në Amerikë. Naumburg flet për “lirshmërinë, shprehjen artistike” më shumë se sa për terapinë e artit. Në vitin 1958 autorja shpreh një përkufizim për terapinë e artit: “procesi i terapisë së artit bazohet në njohjen e mendimeve dhe të ndjenjave më të thella të njeriut, që rrjedhin nga pavetëdija, që arrin të shprehin imazhe më shumë se me anë të fjalëve”.

alex-jones-6798

“Teknikat e terapisë së artit bazohen në vetëkontrollin e çdo individi që është i formuar ose jo artistikisht dhe ka kapacitetin të bëjë konflikte të brendshme në formë të dukshme. Kur pacientët vizatojnë eksperienca të tilla shpesh ndodh që bëhen gojarisht edhe më të shprehur”. Në veprimtarinë e mëtejshme të punës, Naumburg zhvillon një model me dinamik të terapisë së artit, bazuar kryesisht në lidhjet mes pacientit dhe vetë terapistit, duke sugjeruar që arti dhe prodhimtaria spontane e imazheve janë instrumente të domosdoshëm për të favorizuar komunikimin terapeutik. Terapisti i artit ndryshe nga psikoanalisti Frojdian, merr një rol më pak pasiv në disa situata. Naumburg e konsideron figurën e terapistit të artit në mënyrë më të thjeshtë se figura ose profesioni i psikoanalistit.

Harry Stuck Sullivan dhe Erich Fromm vënë në qëndër lidhjen aktive ndërpersonale midis analistit dhe të analizuarit. Ato  vlerësojnë lidhjen që duhet të ketë analisti dhe i analizuari. Rëndësia e aktivitetit artistik si proçes shërimi është nënvizuar dhe vlerësuar maksimalisht edhe nga Edit Kramer. Ajo konsideron marrjen me procesin e prodhimit artistik një mundësi për të shpjeguar dhe rieksperimentuar zgjidhjen e ndjenjave konfliktuale.

Ndryshe nga Naumburg, Kramer mbështet idenë që të transformohen ndjenjat shkatërruese dhe agresive në objekte të tilla si vizatime, piktura dhe skulptura, simbol i atyre impulsive që mund të parashikojnë situatat aktuale. Për Kramer është e rëndësishme të dallosh mes spontanitetit dhe manipulimit të padisiplinuar dhe pa qëllim artistik.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top