Një lajm i tillë është padyshim shumë i bukur, veçanërisht kur për një çift të ri është ngjarja e parë më e shënuar pas kurorëzimit të dashurisë. Thashethemet për shtatzëninë e Marina Vjollcës datojnë që prej 2018-ës, herë nga një lajm i rremë dhe herë të tjera nga foto “të dyshimta” ku moderatorja “prekte barkun në foto”. Edhe së fundmi, e njëjta gjë ka ndodhur me foton e fundit të Marinës, por…
Këtë herë është e vërtetë. Burime për Anabel konfirmojnë se Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të bëhen prindër për herë të parë. Kohët e fundit, dyshja nuk ka qenë më aq aktive me fotot e postuara zakonisht gjatë pushimeve të verës. Për më tepër, Marina mungonte dhe në episodet e fundit të “Klanifornias”, gjë që i shtoi dhe më shumë dyshimet e njerëzve për shtatzëninë.
“Ku është Marina?!”, “Duhet të jetë shtatzënë sepse së fundmi vishte fustane të fryrë te barku, ndërsa tani nuk është më”, janë disa prej komenteve në YouTube.
Burimi anabel.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.