Në fokus

October 18, 2018 | 8:49

Markel Capo, shpirti i artistit që u mëson pikturë fëmijëve me sindromën down (Video)

Markel Capo është një i ri që ka pasion pikturën dhe që ky pasion e ka bërë të vizatojë kostumet popullore në lugë druri. Ai ka hapur disa ekspozita në të kaluarën dhe aktualisht është duke punuar për ekspozitën e ardhshme. Por ajo që e bën të veçantë ndër pasionet e tij, është puna pesëvjeçare me fëmijët me sindromën down.

Prej kaq vitesh ai bën një punë vullnetare, duke u mësuar më shumë për ngjyrat, penelin, bojërat dhe vetë konceptin e të pikturuarit. Kurajo dhe puna me këtë kategori i ka mësuar se dashuria që merr si shpërblim është më e madhe se çdo mund tjetër i shpërblyer me para.

Markeli, ky djalë i ri, na jep mesazhin e mundësive për një jetë aktive për këta fëmijë, duke i aftësuar në përditshmërinë e tyre. Në intervistën me Rudina Magjistari, ai tha se jeta mes tyre i ka ndryshuar të menduarit për jetën, i ka forcuar idetë dhe i ka dhënë energji pozitive.

2

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai ka rrëfyer se si lindi pasioni për të pikturuar në lugë prej druri.

3Po të kthehemi në kohë, vite më parë njerëzit kanë gatuar dhe janë ushqyer me lugë druri. Një ditë duke gatuar më lindi ideja t’i rikthej, meqenëse ne treg nuk ka shumë suvenire shqiptare, doli shumë bukur dhe u prit shumë mirë. Kritika e vetme që kam marrë është që femrat që pikturoj janë me sy mbyllur. Në fakt nuk janë me sy mbyllur, janë me sytë poshtë “me namuz”, nëse mund t’i quajmë kështu. Nuk është bërë me qëllim të keq. Kostumet që kam zgjedhur të pikturoj mbi lugë janë të të gjitha trevave shqiptare. Përveç lugëve të drurit unë përdor edhe qeramikën për të pikturuar, më duket shumë shqiptare”, tha Capo.

1

https://www.youtube.com/watch?time_continue=305&v=x82eLlRXojA

Burimi / tvklan.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top