Marrëdhënie

March 28, 2016 | 8:12

Marrëdhënia nënë-djalë

Psikologe Klinike

Djemtë dhe vajzat rriten ndryshe, fitojnë aftësi në periudha të ndryshme të moshës dhe kanë gjithnjë nevojë për vëmendje dhe përkujdesjeje ndryshe nga njëri-tjetri. Shpesh, marrëdhëniet nënë-djalë janë të bukura, të dashura shumë me njëra-tjetrën, por ndër lidhjet më të vështira sa i përket gjinisë e problemeve që hasin në jetë. Gjatë rritjes së një djali, përjetimi i lidhjes nënë-djalë kalon nëpër etapa të vështira. Djemtë marrin tipare fizike nga nënat, gjë që shton afinitetin ndërmjet tyre edhe më tepër. Ndërsa vajzat, që të vogla mësojnë të jetë të pavarura, duke imituar modelin e nënës për sa i përket rregullimit të gjërave mbi veten. Këto dallime fillojnë në marrëdhënien nënë-fëmijë shumë herët. Në hapat e parë të tyre vihet re një lloj diference gjinie. Nuk është një fenomen absolut, por në shumë kultura kodi i sjelljes “femërore” apo “mashkullore” përçohet në marrëdhëniet familjare dhe sidomos në raportin nënë-fëmijë. Kjo lidhje varet nga shumë faktorë thelbësorë. Djemtë në hapat e parë të ndijimit, të folurit, ecjes së parë etj., kanë shumë ndryshime edhe një lloj sjelljeje të veçantë. Ndryshojnë nga aspekti gjinor, komunikimi, lodrat, mënyra e të ushqyerit. Kështu marrëdhënia mes nënës dhe djalit sa vjen e përshpejtohet, duke u menaxhuar me kujdes nga nëna. Në veshje, në zgjedhje festash, në shije, në lojëra, djemtë gjithnjë janë unikë në kërkesat e tyre, po aq në filmat që ata duan, personazhet e futbollit etj., gjatë etapave të tyre të moshës. Pra, nëna gjithnjë duhet të jetë koherente dhe e vëmendshme te këto zgjedhje e dëshira, pse jo të shohë plot durim një lojë futbolli apo kur ata pushtojnë televizorin me kërkesat e tyre. Pra, qënë lojëra, djemtë gjithnjë janë unikë në kërkesat e tyre, po aq në filmat që ata duan, personazhet e futbollit etj., gjatë etapave të tyre të moshës. Pra, nëna gjithnjë duhet të jetë koherente dhe e vëmendshme te këto zgjedhje e dëshira, pse jo të shohë plot durim një lojë futbolli apo kur ata pushtojnë televizorin me kërkesat e tyre. Pra, qësjellje të nënës së vet, e në marrëdhënie me djalin, një nënë duhet të kërkojë diku tjetër, në marrëdhënie me djem të tjerë apo me gjininë mashkullore dhe ato steriotipe për kodin “mashkullor”. Trafiku i faktorëve është i dyanshëm. Ashtu siç një marrëdhënie, ku abuzimi dhe dhuna në lidhjen martesore mund të çojë në modele të marrëdhënies nënë-bir, ku nëna sheh “abuzuesin”, por, nga ana tjetër, mund të marrë një drejtim tjetër, një “varësi reciproke” ku të dyja palët mbështeten te njëritjetri për mbrojtje, siguri dhe ushqim emocional. Në situatat e tjera, ku nëna merr rolin e partnerit, të nënës nga ana praktike ashtu edhe psikologjike. Varësia dhe gërshetimi i shumë aspekteve emocionale theksohen nga shumë situata, veçse në këto raste jo vetëm i djalit te nëna, por edhe anasjelltas. Krijohet një partneritet i ngushtë e intensiv, që në mënyrë të ndërgjegjshme mbjell farat e shpresës përjetësisht. Sjellja e një nëne te një djalë në rininë e hershme. Adoleshenca. Moshë e vështirë! Kjo është ndër etapat më të vështira e kritike për shumë familje, shumë çifte mbi edukimin e fëmijëve djem dhe një nëne sigurisht që i duhet të krijojë një tjetër raport, ndryshe nga ai i vegjëlisë me fëmijën. Grupet e moshatarëve janë një burim i rëndësishëm i stimulimit social, emocional dhe i reflektimit të vetes: Kush jam unë?! Ndërkohë që për vajzën bie në sy një marrëdhënie e ngushtë me nënën krejt natyrshëm, madje e pranueshme nga shumë steriotipe dhe kultura të sjelljes të shoqërisë. Ndërsa te nënë-djalë del një detyrë edhe më e vështirë për t’u zgjidhur. Djemve adoleshentë u vjen turp të shfaqin atë afeksion fizik e ta shprehin në publik në sy të të tjerëve.

Po bisedat intime? Emocionale apo edhe praktike?

Babai në këtë moment fillon e bëhet një figurë epiqendër, apo më e rëndësishme për identifikimin e një djali të ri, të bërit burrë! Rrëfimi tashmë te nëna nuk mirëpritet nga sjellja e adoleshentëve meshkuj. Ndërkohë që kujdesi fizik për të siguruar një mirëqenie e tyre vazhdon të jepet pa kushte, e totalisht nga nëna. Më tutje, zhvillimi seksual sjell sfida të tjera në marrëdhënien nënë-bir. Çdogjë ndodh në mënyrë të natyrshme, paksa jo e lehtë. Një lloj humbje vihet re, një lloj ndarje, kjo kryesisht nga të dy palët, por që ndihet shumë nga nëna. Ky proces bëhet kulminant kur zhvillimi psikosocial çon në krijim marrëdhëniesh me dikë tjetër, partnerët e tyre dhe vendin e nënës e zë dikush tjetër. Vetë fenomeni i shkëputjes është universal. Çështja qëndron se si të dy palët arrijnë ta shohin njëri–tjetrin si diçka të ndryshme, progresive dhe jo si kërcënim dhe zëvendësim të dashurisë unike dhe shumë të thellë, ajo që është dhe mbetet në çdo kohë për nënën. Kjo është ndër etapat më të vështira, që lë pak vend për tolerancë, por edhe pushtet, sepse fëmija është në rritje dhe gjithnjë modelohet një sjellje unike e bazike për një të ardhme ndryshe e pozitive në krijimin e një familjeje.

Djali adult

Ata që mendojnë se problemi i ndarjes mirë apo keq, apo një lloj kënaqësie në raportet që zgjidhen me fundin e adoleshencës, sërish zhgënjehen! Të gjitha nënat dëshirojnë më të mirën për fëmijët, apo që djali të ketë një shkollë të mirë, të gjejë dikë të mirë, të dashur, me sjellje e sigurisht edhe amvisë e mirë. E pra, virtyte jetësore të çdo nëne. Dikush e pranon lehtë dhe me kënaqësi, dikush e vazhdon në një mënyrë apo një tjetër që të mbetet ajo “gruaja e rëndësishme” për djalin. Por djali tashmë ka atë lejen e tij të jetës me aq kujdes. Është shkolluar, kërkon vetëbesim, do pavarësinë e tij në jetesë apo kushtet e tij të veçanta, gjë që sjell atë marrëdhënie, shkëputje, pa lënduar të dy palët njëritjetrin. Në këtë fazë ndikojnë si faktori i zhvillimit personal, edhe ai social/ kulturor. Ka djem që në këtë fazë sërish bëhen të vështirë, martesa ndodh shumëvonë dhe sërish djemtë futen në një dekadë tjetër të katërt të jetës së tyre. Një ndër fazat e rëndësishme është kur djali bëhet vetë baba. Nëna bëhet gjyshe dhe gjithçka duket e transformuar. Fenomeni i ndarjes së dikurshme apo i asaj humbjeje aq elegante kthehet mbrapsht. Nëna sërish e fiton djalin përmes emocionit e kënaqësisë së të bërit gjyshe, e të gëzojë nipër të tjerë. Të bërit baba është një mundësi dhe një vlerësim edhe më shumë për të kujtuar dashurinë e pashtershme dhe unike që ka nëna, mundësia për t’u rikthyer në kujtimet e fëmijërisë e kur nëna mbetet universi për fëmijën e kur asgjë s’e bënte dot pa të. Po ashtu, të qenit baba i shton djalit bisedën me nënën dhe i jep nënës një herë tjetër shansin e të qenit absolute dhe e dobishme. Çdo fazë ka kujtimet, ka rolin e rëndësishëm që kanë nënat, por ka dhe atë duetin e rëndësishëm mes dy palëve, por që të dy palët kanë influencuar pozitivisht në mirërritjen, edukimin dhe suksesin për një jetesë sa më të mirë së bashku. Në familjet mesdhetare, djemtë mbesin “çapkën”, edhe vajzat janë më të shkathëta nga ana sociale, më komunikuese e me kompetencë në anë akademike. Për të qenë nëna të mira dhe djem të mirë do të vlente një bashkëpunim dhe një kujdes po aq i veçantë në hapat e parë të një fëmije, sapo vjen në jetë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top