FB

December 17, 2021 | 8:15

Marrëdhënie e ngushtë personale me një partner me sindromën Asperger

 

 

Partneri tipik shpesh vuan nga privimi emocional, një faktor që mund të kontribuojë në vetëbesim të ulët dhe depresion. Metaforikisht duket si një trëndafil që përpiqet të lulëzojë në një shkretëtirë të karakterizuar nga mungesa e dashurisë (Long, 2003). Një partner me sindromën Asperger dëshiron të jetë mik dhe dashnor, por nuk di si ta bëjë këtë (Jacobs, 2006).

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Një studim i fundit i grave me partnerë me sindromën Asperger përfshiu pyetjen “A ju do partneri juaj?” 50% e grave u përgjigjën “Nuk e di” (Jacobs, 2006). Ajo që i mungonte marrëdhënies ishin fjalët dhe gjestet e përditshme të dashurisë, shfaqjet e prekshme të dashurisë. Njerëzit me sindromën Asperger kanë vështirësi në shprehjen e emocioneve, përfshirë dashurinë. Kur një partnere i tha burrit të saj “Ti kurrë nuk tregon se kujdesesh”, ai u përgjigj “E ndërtova gardhin”.

Një metaforë për nevojën dhe aftësinë për dashuri mund të jetë që njerëzit tipikë kanë një kovë për të mbushur, ndërsa njerëzit me sindromën asperger kanë një filxhan që mbushet shpejt. Një person me sindromën asperger mund të mos tregojë dashuri të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e partnerit të tij. Megjithatë, unë njoh marrëdhënie në të cilën ai tregon shumë shpesh përzemërsi dhe dashuri, megjithëse ky element mund të jetë më shumë një aspekt stresi dhe nevoje serioze për dashurinë dhe vetëkënaqësinë amtare. Siç tha një burrë me Sindromën Asperger: “Ne ndiejmë dhe tregojmë dashuri, por jo mjaftueshëm dhe me intensitet të gabuar”. Personi me sindromën asperger mund të jetë tepër i largët ose i bashkangjitur.

Në kohë trazirash personale, kur ndjeshmëria, fjalët dhe gjestet e dashurisë priten si një stimul emocional, partnerit tipik mund t’i duhet ta “kapërcejë” vetë. Kjo nuk është mizori. Partneri me sindromën Asperger është ndoshta shumë i sjellshëm, por për atë vetmia ka qenë një stimulues i rëndësishëm emocional.  Njerëzit me sindromën Asperger shpesh përshkruajnë se përqafimi është një tendosje e pakëndshme dhe nuk i bën ata të ndihen më mirë. Në fakt, partneri tipik shprehet se kur përqafon partneren me sindromën Asperger, është “si të përqafosh një copë druri”. Personi nuk mund të relaksohet dhe të shijojë afërsinë dhe prekjen.

Vetmia është zakonisht mekanizmi kryesor i rikuperimit emocional për njerëzit me sindromën Asperger dhe ata mund të supozojnë se kjo është e vërtetë edhe për partnerin e tyre. Përveç kësaj, ata mund të mos dinë si të reagojnë ose të kenë frikë se gjërat do të përkeqësohen. Në një rast ku burri me sindromën Asperger ishte ulur pranë gruas së tij që qante dhe mbeti i palëvizur, pa i thënë asgjë dhe pa bërë një gjest dashurie. Më vonë, kur e  pyetën nëse e vuri re që gruaja e tij po qante, ai u përgjigj: “Po, por nuk doja të bëja një veprim të gabuar”.

Tony Atwood

Sindroma Asperger – një udhëzues i plotë

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top