FB

November 15, 2021 | 8:20

Marrëdhëniet e mira me tjetrin, burojnë më së shumti prej marrëdhënies së mirë me veten

 

Njeriu nga natyra është qenie sociale, ku dikush më shumë e dikush më pak, ndërvepron për arsye të ndryshme me të tjerët. Ky ndërveprim kur vjen si marrëdhënie, ndërthuret midis qasjes sonë ndaj tjetrit dhe qasjes së tjetrit ndaj nesh. Marrëdhëniet midis njerëzve mbeten komplekse, ku në këtë kompleksitet ndikon më së shumti motivi që e shtyn dhe e mban gjallë marrëdhënien.

besmiri

Nga Besmir Guri, psikolog

Duhet pranuar që lista është e gjatë me motivet dhe faktorët përbërës që e nxisin njeriun për ndërveprim me llojin e vet, filluar nga dashuria, lidhjet e gjakut, tipi/karakteri, gjendja shpirtërore, tradita/kultura, përgjegjësitë, pritshmëritë/reciproriteti, egoizmi, nevoja, xhelozia, interesi, deri tek frika etj.

Duke patur motivues të shumtë, shpesh këto marrëdhënie hasin përplasje dhe probleme kur kemi motive të ndryshme në marrëdhënie të njejta.

Nëse tek dy persona bien në kundërshtim motivet e marrëdhënies së tyre, mund të presim ndjesi zhgënjimi nga palët, ku shprehur dhe me sjellje, e çojnë marrëdhënjen deri në dekadencë.

Ndërsa kur motivet në një marrëdhënie janë të njejta, apo të ndryshme por të ditura dhe të pranuara paraprakisht nga palët, ka gjasa që kjo marrëdhënie të ecë mirë.

01Jo pak persona kanë marrëdhënie problematike me tjetrin, për shkak të problemeve që kanë me veten.

Që herët është thënë nga Frojdizmi se njeriu problemet e vetes mund ti projektojë me lehtësi tek tjetri, por pyetja që lind në këtë rast është se si projektimin e orientojmë në vendin e vet?

Nëse do t’i qëndrojmë idesë se nuk duhet urryer tjetri për asnjë arsye duke mos e kostuar paqen e vetes me asnjë çmim, i afrohemi dashurisë për “NJERIUN”.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top