Mirëqenie

February 7, 2018 | 12:31

Marrëveshje historike në Gjermani, 28 orë punë në javë

Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet IG Metall, sindikatës së metalpunuesve dhe organizatës industriale është cilësuar si “Një moment historik drejt një bote moderne pune”. Marrëveshja parashikon një rritje të pagave, pasoja të mundshme në ekonominë e eurozonës.

Është një marrëveshje historike . Në Gjermani të punosh 28 orë në javë.

Ata që kanë një kontratë me kohë të plotë mund të zgjedhin për të zvogëluar javën e punës në 28 orë për një periudhë prej 6 deri 24 muaj për nevojat familjare, pastaj mund të rikthehen në punë me të njëtat kushte si më parë.

Çfarë parashikon marrëveshja

Sipas marrëveshjes punëdhënësit do të kenë mundësinë të zgjasin orët e punës nga 35 në 40 orë në javë, për të gjithë punonjësit që e kërkojnë, duke përfituar kështu mundësinë për të futur orë të lira pune.

Kush zgjedh që të punojë 28 orë në javë, nuk do të ketë ulje page, por do të marrë nga kompania ditë pushimi shtesë, që në rastin konkret u korrenspondojnë 8 ditë. Marrëveshja e nënshkruar midis IG Metall, sindikatës së metalpunuesve dhe organizatës së industrialistëve gjermanë, parashikon gjithashtu një rritje vjetore të pagave prej 3.5% të shpërndarë në 27 muaj.

“Një moment historik”

Lajmi vjen nga zemra e Gjermanisë punëtore , nga vendi i Baden Ëuerttenberg, ku shumë grupe të rëndësishme të makinave kanë zyrat dhe fabrikat. Në fazën e parë, marrëveshja mbulon më pak se një milion punëtorë, por ekziston mundësia që ajo të shtrihet në tre milionë e gjysmë punëtorë gjermanë.

Sipas kreut të IGMetall, Jörg Hofmann: “Marrëveshja është ndërmarrë në kuadër të zhvillimit ekonomik dhe do të ketë një efekt pozitiv në të gjithë vendin, duke rritur kërkesën e brendshme. Për herë të parë punëtorët do të kenë mundësi të investojnë më shumë kohë për familjet e tyre, të dashurit e tyre, kohën e tyre të lirë. Ajo gjithmonë do të jetë një zgjedhje vullnetare, jo e detyrueshme nga biznesi, por kushtet e jetës reale”.

Presidenti i Gesamtmetall, Rainer Dulger deklaron se kjo marrëveshje është gurthemeli i punës fleksibile të shekullit XXI.

Pasojat

Marrëveshja u arrit pikërisht në ditët kur negociatat komplekse për një qeveri të re të Koalicionit të Madh po përqendrohen në tregun e punës, hendeku më i pazgjidhur midis qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë. Sipas ekonomistëve, rritja e pagave në Gjermani mund të ndihmojë në nxitjen e mëtejshme të shpenzimeve të konsumit, me pasoja mbi inflacionin që mund të ndihet menjëherë në të gjithë zonën e euros.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.today.it

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com