Një festë e vërtetë muzikore, ku secili përfaqësues me këngën e vet ishte i veçantë. Festivali tanimë ndërkombëtar i këngës, “Kënga Magjike” ka fituesin e edicionit të 23-të.
Këngëtarja e dashur dhe shumë e talentuar, Marsela Çibukaj rrëmbeu trofeun e vendit të parë me këngën “I paftuar”. Ajo mundi të mblidhte në total 449 pikë nga votimi i kolegëve, duke u ngjitur në vend të parë të këtij kompeticioni artistik.
Një garë e fortë konkurrence, mes talentesh që preknin për herë të parë skenën e këtij festivali, shqiptarë por edhe të huaj, si dhe këngëtarë karriere. Edicioni i 23-të i festivalit ndërkombëtar i “Kënga Magjike” u mbyll mbrëmjen e të shtunës edhe me fitues të tjerë.
Çmimi i dytë shkoi për artisten Michela Paluca me këngën “Një përqafim”, ndërsa i treti për Anxhela Peristerin me këngën “Një kalimtar”.
Martin Pano – Best New Artist
Mamagama – Best New International
Le Deva – Big International
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.