Në fokus

November 8, 2019 | 8:13

Martesa si stadi më “i privilegjuar” i beqarisë

Ndoshta ia vlen të shpenzohen edhe dy fjalë për ata njerëz që ndonëse janë martuar, jetojnë një jetë dashurore prej beqari, por jo prej beqari “të mirfilltë”. Në fakt një beqar “i mirfilltë” në kohët e sotme (pra beqar në status), nëse takon dikë që i pëlqen apo i shkakton ndjesira të bukura, rron edhe me shqetësimin që a do të gjejë tek njeriu në fjalë parametra njerëzorë të kënaqshëm për atë çfarë kërkon nga një partner kostant në perspektivë.

1Në të kundërt dikush që paçka se ka ndryshuar statusin civil nuk e ka të lidhur ngushtë ekzistencën me vlerën morale të besnikërisë, zgjedh të përjetojë emocione dashurore që nuk e implikojnë këtë shqetësim: çështja e krahut të djathtë (apo të majtë varet) është zgjidhur tashmë.

I kujt është “faji”, përgjegjësia?

Natyrisht rrethanat dhe përjetimet janë tepër individuale për të guxuar një gjykim të përgjithshëm. Por ajo që mund të themi me siguri është që njohja dhe përballja me fenomene të tilla përbëjnë një arsye frike më shumë për beqarët e pushtuar nga pasiguria.

***

Përfundimisht, të martohemi ose jo, shpejt apo vonë, ëshë një zgjedhje tejet individuale por e ndikuar në masë nga shoqëria, familja dhe dëshira për të qenë një prind i mirë.

Ajo që duhet të kemi parasysh është të mos e trajtojmë dhe shpenzojmë jetën si një e vajtur me pushime: nëse hoteli e plazhi nuk dolën “të hajrit” ekziston mundësia të mendosh që vitin tjetër do kënaqem më shumë. Ndërsa askush nga ne nuk do të ketë shansin për një jetë tjetër tokësore, përveç kësaj që po jetojmë, ndaj: është bukur të jetosh duke ndërtuar vepra reale tek të cilat beson, me mund e përkushtim, por nëse martesa nuk funksionon dhe na detyron të zhvishemi nga çdo përmasë njerëzore duke u zhytur në hipokrizi, apo nuk jemi të bindur për ta hedhur këtë hap, sot duhet të mësojmë të njohim të drejtën tonë racionale dhe ndjesore si individë, që të mund zgjedhim të mos martohemi kurrë, apo të martohemi disa herë në jetë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top