Këshilla & Arsye

November 8, 2019 | 8:12

Trishtimi na bën të jemi fitimtarë

Njerëzit që janë melankolikë apo me humor të ndryshueshëm, kanë një gjykim të thellë dhe tregojnë kujdes ndaj detajeve.

Ky është rezultati i një studimi që ka kryer një profesor psikologjie australian. Ai ka kryer studime të shumta me vullnetarë të ndryshëm, duke i stimuluar atyre humor të mirë apo të keq.

Rezultatet e studimit vërtetuan se kandidatët që morën pjesë dhe që ishin me humor të keq, ishin më të kujdesshëm dhe më parashikues ndaj detajeve dhe ngjarjeve. Këta kandidatë kryenin më pak gabime dhe gjykonin drejt dhe saktë.

Një nga studimet shpjegon se ata që manifestojnë emocione negative si: frika, trishtimi, pakënaqësia apo nervozizmi, janë dëshmitarët më të mirë të ngjarjeve, sepse ata janë më në gjendje të kujtojnë momente të vërteta nga kujdesi i tepërt.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top