Lifestyle

July 1, 2017 | 15:59

Martohet ylli i futbollit Lionel Messi

Disa prej emrave më të njohur të futbollit ishin të pranishëm mbrëmë në dasmën e Messi-t me Antonela Roccuzzo-n në Argjentinë.

Javier Mascherano, Neymar dhe Luis Suarez ishin të ftuar. Po ashtu edhe Gerard Pique me gruan e tij Shakirën, dhe Cesc Fabregas e Sergio Aguero.

Dasma u mbajt në Rosario, qyteti ku Messi u rrit para se të nisej për në Barcelonë. Messi u njoh me gruan e tij Roccuzzo, po ashtu nga Rosario, kur ata ishin të rinj. Çifti ka dy fëmijë, Thiagon, 4 vjeç dhe Mateon, 21 muajsh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top