Këshilla & Arsye

January 31, 2020 | 11:34

Masazhi 2-minutësh që ju ndihmon të bëni një gjumë të thellë

Simptomat e pagjumësisë gjenden në 1/3 e popullatës së përgjithshme. Dhe kjo mund të çojë në pasoja shumë të rënda. Prandaj, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje mënyrës sesi bini në gjumë. Shumë njerëz i drejtohen për ndihmë ilaçeve, por ne dëshirojmë të sugjerojmë një mënyrë tjetër për të zgjidhur problemin.

Michele Stevens, një reflexolog, shpjegon se si të bëni një vetë-masazh në disa hapa.

Hapi 1

Mund të filloni me pikën në majë të gishtit të madh. Masazhojeni atë me lëvizje rrethore. Pastaj shtypeni pak dhe mbajeni për disa sekonda.

Hapi 2

Masazhoni gishtin e madh, duke lëvizur nga poshtë lart. Pastaj shkoni në qendër dhe pastaj në anën tjetër të shputës. Përsëriteni të paktën 3 herë.

Hapi 3

Masazhoni pjesën e sipërme të këmbës. Shkoni deri tek gishtat e këmbëve, duke bërë presion në të gjitha pjesët e shputës së këmbës. Përsëritini këto veprime disa herë.

Hapi 4

Masazhoni mesin e këmbës. Për ta bërë këtë, shtypni gishtin e madh mbi këmbën tuaj, nga njëra anë në tjetrën në lëvizje rrethore. Përsëriteni të paktën 3 herë.

Hapi 5

Masazhoni qendrën e këmbës me gishtin e madh përmes lëvizjeve rrethore. Pastaj shtypni këtë pikë dhe mbajeni për disa sekonda.

Hapi 6

Tërhiqni butësisht secilin gisht të këmbës. Filloni me gishtin e madh dhe deri tek i vogli. Përsëriteni disa herë. Ju gjithashtu mund të bëni masazh mes gishtërinjve.

Hapi 7

Ju duhet të gjeni pikën më të lartë të këmbës tuaj në pjesën e brendshme të këmbës suaj. Numëroni 4 gishta gjerësi nga kjo pikë lart. Tani shtypni pas kockave dhe masazhoni në lëvizje rrethore për 5 sekonda. Gratë shtatzëna duhet ta shmangin këtë pikë presioni.

Hapi 8

9

Ju duhet të shtriheni me shpinë dhe të përkulni gjunjët. Kap shputën  e këmbës me dorë dhe ushtroni presion mbi të. Përsëriteni të njëtën gjë dhe me këmbën tjetër.

 

 

Burimi / https://brightside.me/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top