Mësoni se si të krijoni një maskë ideale në kushte e shtëpisë me mjaltë dhe qumësht, qumësht dhe maja birre për pastrimin e fytyrës nga papastërtitë dhe të përtërini lëkurën tuaj.
Maska e qumështit me maja përmban dy lloje përbërjesh popullore, të cilat kanë veti për pastrimin e fytyrës dhe ndihmojnë gjithashtu në heqjen e njollave të zeza.
Maskë me qumësht dhe mjaltë
Për ta bërë këtë maskë nevojitet një lugë qumështi pluhur dhe e bardha e vezës. Është e nevojshme të aplikohet në fytyrë dhe të mbahet jo më shumë se 15 minuta, më pas të shpëlahet me ujë të ngrohtë.
Nuk duhet të harrojmë që maskat duhet të përdoren 2 herë në javë dhe në kohëzgjatje nga 15-30 minuta.
Maskë e bërë me qumësht dhe luleshtrydhe
4 luleshtrydhe mesatare
½ lugë gjelle qumësht i freskët
1 vezë
Sodë buke
I përziejmë të gjitha dhe e vendosim në fytyrë dhe e mbajmë për 20 minuta. Më pas e shpëlajmë me ujë të bollshëm.
Maskë me maja birre për parandalimin e akneve
Përziejini majanë e birrës me pak qumësht derisa të bëhet në formë kremi. Nevojitet një lugë gjelle maja birre.
Maska me maja birre për fytyrën e thatë
Për ta parapërgatitur këtë maskë:
Një lugë gjelle maja birre e ngrirë
2 lugë gjelle mjaltë
2 të verdha veze
2 lugë gjelle krem qumështi
2 lugë gjelle vaj ulliri
½ lugë gjelle uthull molle
Ujë dhe qumësht
E lëmë për 20 minuta dhe pastaj e shpëlajmë.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi http://sulamed.info/article
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.