Lifestyle

May 7, 2019 | 9:59

Maska natyrale për trajtimin e flokëve të yndyrshëm

Uthulla e mollës në kombinim me mentën, është zgjedhja e duhur për heqjen e yndyrës. Në ndryshime temperaturash, flokët janë mjaft të ndjeshëm dhe lëkura e skalpit po ashtu. Krijimin e yndyrës në flokë e sjellin një sërë faktorësh, si stresi, pagjumësia, klima, larjet e shpeshta, qëndrimi i zgjatur në ambiente publike, madje edhe vendi i punës.

Megjithatë, një trajtim i thjeshtë dhe me produkte natyrale (është shumë e rëndësishme të mos përdorni në flokë produkte kimike, sidomos në ndryshime temperaturash) është një maskë, e cila ka në përbërje të saj uthullën e mollës. Uthulla e mollës është një përbërës i shkëlqyer për lëkurën e kokës, pasi lufton yndyrën dhe zbokthin, rregullon ekuilibrin e PH të lëkurës dhe eliminon qelizat e vdekura të lëkurës.

Po ashtu, uthulla pastron flokët edhe nga produktet e tjera që mund të kesh përdorur si shkuma, llaku, kremra apo vajra të ndryshëm. Kombinimi me mentën është ideal për heqjen e yndyrës.

Përbërësit:

▪ 3 gota ujë ambienti

▪ 2 luge gjelle uthull molle

▪ disa gjethe mente

Përgatitja:

Në ujin që ke vendosur në një enë hidh gjethet e mentes dhe dy lugë uthull. Lëre përzierjen për gati 30 minuta. Pas larjes së zakonshme të flokëve, shpëlaji me masën e përzier. Përdore sa herë i lan flokët dhe brenda dy javëve do ta vëresh ndryshimin.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top