Maskat dhe mbulesat e fytyrës duhet të zëvendësohen me një të re nëse lagen. Shkencëtarët po i kërkojnë qeverisë të lëshojë një fushatë të shëndetit publik duke i lënë njerëzit të dinë se maskat e tyre mund të ndikohen nga moti i lagësht. Sepse, thënë thjesht: një maskë e lagur është më pak efektive.
Pas periudhës së stuhive të fundit, Tim Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College në Londër, tha: “Tani do të ishte e dobishme të lëshoheshin këshilla të qarta për publikun. Maskat duhet të ndryshohen rregullisht dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme kur moti është i lagësht.”
Maskat kirurgjikale, të cilat i mbajnë shumë njerëz, janë veçanërisht të ndjeshme ndaj motit të keq. Paul Hunter, një ekspert i sëmundjeve infektive dhe profesor në Universitetin e Mjekësisë në Anglinë Lindore, tha se “në thelb ato janë bëra me letër”. Në qendër të maskave është një material që është më i mirë në bllokimin e viruseve, shpjegoi ai, por nëse kjo laget apo dëmtohet, maska bëhet “e padobishme”.
Maska të tjera të tilla si maska N95, si dhe ato prej pëlhure, janë gjithashtu më të prekshme nga moti i lagësht. Udhëzimet qeveritare thonë se një person duhet të ndërrojë maskën e tij “nëse laget ose nëse e keni prekur atë”. Udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit për maskat e fytyrës gjithashtu i nxisin njerëzit të “zëvendësojnë sa më shpejt maskat e lagura me një maskë të re të pastër dhe të thatë”.
Në Mbretërinë e Bashkuar, maskat e fytyrës nuk janë të detyrueshme në ambjente të hapura, megjithatë disa njerëz i vendosin ato para se të largohen nga shtëpia në mënyrë që të mund të lajnë duart e tyre së pari, siç sugjeron udhëzimi. Njerëzit që presin transportin publik në stacionet e autobusëve dhe platformat e stacioneve të trenit gjithashtu duhet t’i vendosin ato, ashtu si ata që bëjnë pazar.
Ndërkohë, për çdo rast është mirë të marrësh me vete disa maska rezervë.
Burimi / https://www.huffingtonpost.co.uk/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.