FB

July 7, 2021 | 9:05

Maskilizmi dëmton edhe burrat

Maskilizmi nuk dëmton vetëm gratë, por edhe burrat. Maskilizmi toksik është një grup stereotipesh të dëmshëm që lidhen me gjininë mashkullore, të tilla si; burrat duhet të jenë të fortë dhe të ashpër, burrat nuk duhet të qajnë, burrat nuk duhet të jenë të ndjeshëm, etj.

Ekspertët e klasifikojnë maskilizmin toksik si një armë, e cila synon djemtë e rritur për t’u bërë burra kryelartë pa karakteristika që shihen si femërore, siç janë ndjeshmëria. Ata janë krijuar për të qenë narcisist. Frika është aq shumë sa të klasifikohen si “më pak burra”, sa që preferojnë të mbyllen në një flluskë sesa të tregojnë ndjenja, siç bëjnë gratë.

Kjo është arsyeja pse ata kalojnë një jetë të tërë duke menduar truke kundër emocioneve të tyre në mënyrë që të mos duken “të dobët”. Burrat e përfshirë në këtë maskilizmin toksik nuk priren të zhvillojnë inteligjencë emocionale, duke u bërë agresivë dhe mosrespektues. Prandaj, sjelljet e dëmshme fillojnë të funksionojnë si rrugëdalje, të tilla si ngarja e rrezikshme, lufta për të provuar se “je burrë”, mosrespektimi i grave, etj.

Interesant është fakti që maskilizmi toksik nuk është i njëjtë me maskilizmin. Larg nga të qenit një kritikë e vetë burrërisë, e cila është mbrojtëse, e mirë dhe e kujdesshme. Është një kritikë e sjelljeve të dëmshme që, për fat të keq, mësohen në fëmijëri. Edukimi i kaluar (ose mungesa e tij) nga prindërit tek fëmijët. Është e nevojshme të rritet ndërgjegjësimi për të eliminuar sjelljet toksike të gjeneruara nga maskilizmi që deri më sot shihen si të natyrshme, sikur të kemi jetuar në epokën primitive, kur instinktet mbizotëronin ende mbi arsyen.

Ndërsa shoqëria evoluon, duhet që edhe besimet tona të evoluojnë. Është një proces i natyrshëm i zhvillimit njerëzor, i cili nënkupton guximin dhe interesin për studim dhe reflektim, në të cilin mund të njohim njëri-tjetrin dhe së fundi, të çlirohemi.

 

 

Burimi / https://italiafeed.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top