Ka arsye të ndryshme pse burrat dhe gratë praktikojnë masturbimin pasi kjo varet nga shpeshtësia dhe kënaqësia e marrëdhënieve seksuale që ata kanë në çift. Por, sipas studimeve masturbimi kënaq më shumë gratë.
Studimi i kryer në Universitetin e Oslos, shqyrtoi marrëdhënien midis frekuencës së masturbimit dhe kënaqësisë seksuale me një partner për të dy gjinitë.
Studiuesit anketuan 4.160 norvegjezë dhe zbuluan se muajin e fundit, 66 për qind e grave dhe 84 për qind e burrave kishin praktikuar masturbimin. Shumica e burrave e bënin këtë më shpesh se gratë: dy ose tre herë në javë kundrejt dy ose tre herë në muaj. Duke thelluar hetimin dhe duke bërë pyetje të reja, studiuesit zbuluan se gratë që kishin marrëdhënie seksuale më shpesh raportonin kënaqësi të lartë dhe një frekuencë më të lartë masturbimi. Burrat që masturboheshin më shpesh kishin një nivel më të ulët të kënaqësisë seksuale, ndërsa ata që kishin marrëdhënie seksuale më të shpeshta dhe më të kënaqshme në çift masturboheshin pak shpesh.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.