*Msc. Matea Koçi Psikologe klinike Klinika Vera-VIRHOV
Terapia e Integrimit Sensor trajton vështirësitë në përpunimin e informacionit ndijor (sensory processing difficulties). Ajo përdoret kryesisht për fëmijët me çrregullime të spektrit autik (ASD), çrregullime të përpunimit ndijor (SPD) dhe çrregullime të vëmendjes (ADHD).
Fëmijët me Çrregullimin e Spektrit Autik përfitojnë shumë nga terapia sensoriale, pasi ata shpesh kanë sfida në përpunimin e informacionit që marrin nga shqisat. Kjo terapi u ndihmon të përmirësojnë aftësitë si:
Përmirësimi i përpunimit sensorial – Ndihmon fëmijët të menaxhojnë ndjeshmërinë e tepruar (hipersensitivitetin) ndaj zhurmave, dritës, prekjes ose shijeve. Rrit reagimin e duhur ndaj stimujve të dobët (hiposensitivitet), duke i bërë më të ndërgjegjshëm ndaj mjedisit të tyre. Krijon një ekuilibër në sistemin shqisor, duke reduktuar sjelljet ekstreme si shmangia apo mbingarkesa sensoriale.
Rregullimi emocional dhe sjellor – Ndihmon fëmijët të rregullojnë emocionet dhe të menaxhojnë stresin ose frustrimin që vjen nga mbingarkesa sensoriale. Zvogëlon sjelljet e përsëritura ose impulsive duke përmirësuar vetëkontrollin. Nxit një ndjenjë qetësie dhe sigurie në situata që më parë mund të ishin stresuese për ta.
Përmirësimi i aftësive sociale – Nxit ndërveprimin me të tjerët, pasi terapia ndihmon fëmijët të përballojnë stimujt shqisorë që shpesh ndërhyjnë në komunikim. Ndihmon në krijimin e një mjedisi të rehatshëm për të marrë pjesë në aktivitete grupore. Përmirëson ndërgjegjësimin për ndjenjat dhe reagimet e të tjerëve.
Përqendrim dhe të mësuar – Përmirëson aftësinë për t’u përqendruar dhe për të qëndruar të angazhuar gjatë mësimit. Redukton shpërqendrimet që shkaktohen nga mbingarkesa sensoriale, duke bërë më të lehtë përvetësimin e njohurive. Rrit gatishmërinë për të provuar aktivitete të reja dhe për të eksploruar mjedisin e tyre.
Zhvillimi i aftësive motorike – Motorika fine: Ndihmon në aktivitete si kapja e lapsit, përdorimi i veglave ose manipulimi i lodrave të vogla. Motorika grose: Përmirëson koordinimin dhe ekuilibrin përmes aktiviteteve si kërcimi, lëkundja ose ngjitja. Zvogëlimi i stresit dhe ankthit – Përdor teknika qetësuese për të ulur ankthin e lidhur me situata sensoriale sfiduese, si dritat e forta ose zhurmat e papritura. Krijon një ndjenjë rehatie që ndihmon fëmijën të ndiejë më pak tension në situata të përditshme.
Pavarësi më e madhe – Ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësi për të përballuar sfidat sensoriale që hasin në jetën e përditshme. Përmirëson kryerjen e detyrave si veshja, ngrënia dhe pastrimi, duke ulur varësinë nga të tjerët.
Reduktimi i sjelljeve të padëshiruara – Ndihmon në uljen e sjelljeve si agresiviteti, tërheqja sociale ose përqendrimi i tepërt në një aktivitet të vetëm. Zëvendëson këto sjellje me aktivitete që promovojnë ndërveprimin dhe eksplorimin pozitiv të mjedisit.
SI FUNKSIONON KONKRETISHT TERAPIA SENSORIALE NË KLINIKËN VERA-VIRHOV?
Terapia e Integrimit Sensor në Klinikën Vera-Virhov përfshin aktivitete në ambiente të përshtatshëm si bazuar në nevoja specifike trajtimi: Lodra dhe aktivitete me tekstura të ndryshme (rërë, oriz, shkumë), Ushtrime për ekuilibër dhe koordinim (trampolinë, topa të mëdhenj), Teknika për rregullimin e ndjesive (peshat e trupit, përqafimet e forta, mbështjellja me batanije). Muzikë dhe drita të përshtatura për ndjeshmëri të ulët ose të lartë. Terapia sensoriale u jep fëmijëve me çrregullim të spektrit autik mjetet që u duhen për të përballuar botën në mënyrë më të qetë dhe të balancuar. Është e rëndësishme që programi të personalizohet sipas nevojave specifike të fëmijës dhe të drejtohet nga një terapist i specializuar.
Adresa:
KLINIKA VERA-VIRHOV
RRUGA ISLAM ALLA TIRANË
TEL: 068 60 64 320
04 -222 6441
+355 68 203 1903
EMAIL: [email protected]
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.