Këshilla & Arsye

September 4, 2017 | 11:49

Materializmi i bën njerëzit të pakënaqur

Ne njerëzit nuk e dimë gjithmonë se çfarë na bën të lumtur! Për shkak se shoqëria jonë e vlerëson këtë, ne besojmë se paratë do të na sjellin lumturi dhe kështu nuk i kushtojmë vëmendje asaj që po ndodh aktualisht. Shqyrto këto fakte:

1

-Lumturia e blerjes së mallrave është gjithmonë e përkohshme – ajo venitet. Për shembull, ne mund të jemi vërtet të ngazëllyer nga blerja e një makine më të madhe, por me kalimin e kohës, ne e marrim këtë si të mirëqenë. Për më tepër, ne mund jemi ende të angazhuar për pagesat mujore të saj, nëse e kemi marrë me kredi, të cilat mund të kufizojnë mundësitë tona për aktivitete zbavitëse – pushime dhe darka jashtë, për shembull.

 -Ndërsa të ardhurat tona rriten, ndiejmë se kemi nevojë për gjëra më të shtrenjta, dhe për këto aspirata më të larta përdorim pothuajse të gjitha të ardhurat tona të fituara. Me fjalë të tjera, ne përdorim pothuajse të gjitha të ardhurat tona për të blerë një version më të shtrenjtë të gjërave që tashmë kemi.

-Dëshirat tona nuk mund të ngopen – sa më shumë që marrim, aq më shumë duam. Kjo mund të çojë në stres.

-Materializmi  është i lidhur me një sërë efektesh negative: vetëvlerësim më të ulët, narcisizëm më të madh, më pak ndjeshmëri dhe marrëdhënie më konfliktuale.

 Në realitet, shumica e kënaqësive të rëndësishme në jetë nuk mund të blihen. Ajo që na sjell vërtet kënaqësinë në jetë janë marrëdhëniet, qëllimi, kuptimi dhe lidhja me natyrën. Ne kërkojmë përmbushjen personale dhe jemi të zhgënjyer kur gjërat materiale nuk e sigurojnë atë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top