Dëshmi

March 20, 2020 | 8:04

Mattia 29-vjeçar, pozitiv me koronavirus: “Mendova se isha i paprekshëm, tani ndjej shtrëngim në gjoksin tim”

“Gjithçka e prisja përveç kësaj. Kur fillova të ndihesha keq, kuptova që trupi im ishte i vetëdijshëm se ai po luftonte me një gjë të re dhe unë u frikësova shumë.” Mattia është 29 vjeç, është një djalë shumë i ri dhe asnjëherë nuk mendoi se do të kontraktohej me koronavirus, por në vend të kësaj ai tani është shtruar në spital në Rovereto, me pneumoni. Apeli që ai bën është: “Qëndroni në shtëpi”.

“Unë punoja në një kompleks në Canazei, afër Trento. Një prej atyre vendpushimeve turistike të frekuentuar nga banorët e zonave të kuqe, të cilët ikën nga karantina. Hotelet ishin të mbushura, kur filluan boshatisjen ishte shumë vonë. Punëtorët filluan të infektohen dhe kështu ndodhi edhe me mua”. Mattia, një djalë 29 vjeçar që banon në San Giovanni kishte shkuar për të punuar në Val di Fassa gjatë sezonit të dimrit, më 15 mars u shtrua në spital në Rovereto sepse rezultoi pozitiv për koronavirus. “Unë kam qenë i sëmurë për katër ditë, një mbrëmje po haja në shtëpi dhe kisha vështirësi në frymëmarrje. Thirra ambulancën, ata më çuan në spital dhe më bënë një tampon. Kam një temperaturë që rritet dhe ulet, kockat më dhembin shumë”.

Mattia është një djalë i ri 29 vjeç, është i shëndetshëm dhe sportiv. Nuk ka patologji të mëparshme, duke vërtetuar faktin se koronavirusi nuk prek seriozisht vetëm të moshuarit, por edhe ata me një fizik të fortë. “Dy muaj më parë nuk i dhashë peshë këtij virusi, u ndjeva i paprekshëm dhe i pathyeshëm – vazhdon Mattia – Çdo gjë e prisja, përveç kësaj. Kur fillova të ndjehesha keq, kuptova që trupi im ishte i vetëdijshëm që po luftonte një gjë të re dhe u frikësova shumë. Jini përgjegjës, bëhuni të ndërgjegjshëm dhe tregohuni të kujdesshëm. Gjithçka do të kthehet si më parë, do të vijë koha kur ne do të përqafohemi përsëri, por tani nuk është koha. Unë jam dëshmia që edhe një djalë i ri mund të ndjehet keq dhe pësojë dëme serioze. Coronavirus nuk duhet të nënvlerësohet, madje mjekët nuk janë të sigurt se me çfarë po merren.”

Ka ditë kur Mattia është mirë dhe të tjera në të cilat ai ka sulme të kollitjes, ndryshime të presionit dhe ethe. Dhe të qenit larg familjes së tij është emocionalisht shumë e rëndë për të. “Të kisha dikë këtu do të më ndihmonte edhe pse e di që kjo nuk është e mundur. Mjekët më trajtojnë mirë, ata janë profesionistë dhe të sjellshëm, ndjehem i sigurt dhe jam optimist: Do ta mposht sëmundjen. Por do të kujtoj gjithmonë ndjenjën e tronditjes që ndjeva ndërsa isha shtrirë në divan dhe pashë brenda mjekët plotësisht të mbuluar”. Ndoshta ky ishte mometi kur Mattia kuptoi që situata ishte shumë serioze. Dhe kështu, ai vendosi të bëjë një apel, veçanërisht për bashkëmoshatarët e tij: “Unë shoh në Instagram që njerëzit vazhdojnë të takojnë njëri-tjetrin, shkojnë në park, bënë mbledhje – përfundon Mattia – Unë u drejtohem veçanërisht bashkëmoshatarëve të mi, pasi nuk dua që ata të kalojnë atë që unë po kaloj. Rrini në shtëpi, tani kjo është gjëja më e rëndësishme.”

 

Burimi / https://roma.fanpage.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top