Editorial

March 23, 2018 | 11:02

Matura shtetërore, publikohen datat për plotësimin e formularit A1

Pas 3 ditësh të gjithë maturantët nga Tirana do të nisin plotësimin e formularit A1 për maturën 2018.

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar datat e aplikimit me formularin A1 dhe AIZ për maturantët. Të fundit që do të aplikojnë do të jenë maturantët e qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës në datën 10 prill. Po kështu në datat 12-17 prill do të plotësohet formulari AIZ për maturantët e viteve të kaluara.

“Formulari A1 plotësohet online vetëm nga maturantët e vitit shkollor 2017-2018. Aplikimi online me Formularin A1 bëhet në shkollën ku maturanti vazhdon mësimin. Procesi i plotësimit të Formularit A1 ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”, thotë Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Formulari A1Z plotësohet nga kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2018 dhe që kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore, nga kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2018 dhe që nuk kanë detyrime të Maturës Shtetërore, po kështu edhe nga kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës, rezultojnë se kanë ose nuk kanë detyrime të Maturës Shtetërore.

Kandidatët për të plotësuar formularin A1Z duhet të paraqesin tek mbikëqyrësi një kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë/vërtetimin, me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, me fotografi/certifikatën e maturës me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës, sipas regjistrit të amzës apo dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit.

Procesi i plotësimit të Formularit A1Z ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.

Burimi / https://ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top