Mirëqenie

March 23, 2018 | 12:09

9 gjërat që duhen rregulluar për të mbajtur trupin në formë

Ne përpiqemi të kujdesemi për trupin tonë sa më shumë që të mundemi, por ndonjëherë disa gjëra na dalin jashtë kontrollit. Megjithatë ka gjëra të tjera që duhet t’i bëjmë më mirë për të mbajtur trupin në formë.

Lista e mëposhtme nxjerr në pah disa gjëra të vogla që mund t’ia bëni trupit tuaj, të cilat nuk janë aq të mira për shëndetin e përgjithshëm. Le të hedhim një sy!

Marrja e shumë vitaminave

Suplementet e vitaminave janë normale në ditët e sotme, por raportet e kohëve të fundit tregojnë se marrja e shumë vitaminave, disa  njerëzve mund t’u bëjë, më shumë dëm sesa mirë. Nivelet e dozave mund të jenë shumë të larta, duke shkaktuar probleme delikate si nervozizëm ose pagjumësi. Kohët e fundit, është raportuar se amerikanët marrin shumë Vitamina D, të cilat mund të çojnë në gurë në veshka, fraktura ose kancer.

Korrigjimi i qëndrimit

Ju nuk mund ta kuptoni, por qëndrimi konstant i vazhdueshëm dhe të tjera të ngjashme bëjnë që pas një periudhe të gjatë qafa juaj të përkulet, duke kontribuar sëmundjet e qëndrimit. Gjithashtu qëndrimi ulur me këmbët njëra mbi tjetrën ose përkulja mbi një kompjuter për orë të tëra mund të shtrembërojë shpinën apo legenin.

Keqtrajtimi i këmbëve tuaja

Sjellja e mirë me këmbët fillon me veshjen e këpucëve të duhura dhe në madhësinë e duhur. Por, jo vetëm kaq. Veprimet të tjera që duhen korrigjuar përfshijnë higjienën e dobët të këmbëve ose të qenit vetëm me një palë këpucë.

Sabotimi i gjumit tuaj

Gjumi ndikon në zemrën dhe në shëndetin e trurit. A keni një orar fiks gjimi ashtu si fëmijët për të ndihmuar në ruajtjen e ritmit të  trupit? Nëse ke vështirësi gjumi, duhet të bëni diçka për ta rregulluar atë. Nëse flini pak apo shumë, ka gjëra të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë si mbyllja e telefonit ose stërvitja.

Shmangia e qëndrimit në diell ose kremit të diellit

Këshilla të përbashkëta rreth diellit është se ekspozimi i tepërt në diell shkakton kancer të lëkurës. Por kjo i bën disa njerëz të mbyllur. Rrezet e diellit janë të mira për ju si një burim natyral i Vitaminës D, gjë që mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut për kanceret e caktuara dhe krijoni kocka të forta.

Për më tepër, drita e diellit ndikon në qarkullimin dhe prodhimin e serotoninës. Dhjetë deri në 20 minuta është koha e rekomanduar për të qëndruar pa krem mbrojtës kur merrni disa rreze ditore. Pas kësaj, vendosni një SPF 30 ose më të lartë, sipas nevojave të lëkurës suaj.

Neglizhimi i problemeve të lëkurës

Përveç të qenit në vëzhgim për kancerin e lëkurës, duhet të shikoni për probleme të tjera të lëkurës. Shpërthimet kronike mund të jenë një sinjal i diçkaje që duhet t’i përshtateni si zgjedhja e detergjentit ose një zakon dietetik. Kushtojini vëmendje parregullsive me nishanet, skuqjet ose shpërthimet e sezonit.

Ekspozimi ndaj të nxehtit

Dushet e nxehta të falin një ndjesi të mirë në një natë të ftohtë dimri. Por, në fakt uji i nxehtë është i dëmshëm për lëkurën dhe flokët. Pse? Ai heq vajrat natyrore që janë të nevojshëm për mbrojtje. Në vend të saj përdorni ujë të ngrohtë ose nëse jeni të guximshëm edhe të ftohtë.

Heqja dorë nga uji

A njihni dikë, i cili qëllimisht nuk pi ujë? Oh, ka të rritur që e bëjnë. Të gjithë ne kohë pas kohe harrojmë të pimë mjaftueshëm ujë dhe përfundojmë duke vuajtur pasojat. Dehidratimi nuk është piknik për një trup që është 60% – 70% ujë. Pini sa më shumë dhe qëndroni të hidratuar.

 Ushtrimet e shumta

Është e vërtetuar tashmë se ushtrimet përmirësojnë zakonet e gjumit, metabolizmin, depresionin, nivelet e stresit dhe epshit. Gjetja e një rutine se çfarë funksionon për ju mund të rrisë fuqinë e muskujve dhe kockave, si dhe shëndetin e zemrës.

Por, mos bëni një regjim që është shumë rigoroz dhe që mund t’ju shërojë me pak kohë, pasi mund të dëmtojë trupin tuaj. Vështirësitë  mund të shkaktojnë dhimbje gjoksi për shkak të problemeve të zemrës ose të mushkërive. Stërvitja e sforcuar gjithashtu mund të çojë në depresion, ndryshimet e normës së zemrës, dhimbje të muskujve, ulje të imunitetit dhe ndryshime në humor.

Është trupi juaj. Sigurisht që mund të zgjedhësh t’i bësh gjërat ashtu siç dëshiron. Kjo varet nga ju. Por diçka nga këto mund t’ju frymëzojë që të ndaloni, ose të paktën të ndryshoni disa nga këto zakone.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://tiphero.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top