Studim

September 7, 2018 | 14:18

Mbajtja e sekreteve dëmton shëndetin dhe karrierën tuaj

Shkencëtarët nga Universiteti i Kolumbias kryen dy anketime të cilat identifikuan 38 sekrete të përbashkëta dhe zbuluan se vetëm të menduarit rreth tyre mund të ketë efekte të dëmshme në mirëqenien tonë. Studimi zbuloi se mbajtja e këtyre sekreteve për vete mund të ndikojë edhe në performancën në punë.

Ata zbuluan se 96 % e pjesëmarrësve në studim po mbanin një sekret. Ata u pyetën se sa herë mendonin për sekretin kur u duhej ta fshihnin dhe jo vetëm. Rezultatet treguan se njerëzit mendonin pa dyshim për sekretin e tyre dy herë më shumë dhe në këto raste pjesëmarrësit përmendën përkeqësimin e gjendjes së tyre duke provokuar ankth dhe duke i bërë ata të dyshojnë në origjinalitetin e tyre.

“Njerëzit parashikojnë se kur kanë një sekret, thjesht do ta ruajnë atë dhe do të ecin përpara. Por ata nuk mendojnë se sekretet do t’ju vijnë në mendje në mënyrë të pavullnetshme”, shpjegoi Michael Slepian, bashkautor i studimit.

Mbajtja e sekreteve gjithashtu mund të ndikojë rëndë në nivelin tuaj të përqendrimit, shpjegon Malia Mason, bashkëautore e studimit, gjë që mund të ndikojë më vonë në karrierën tuaj.

Disa nga sekretet më të zakonshme të identifikuara përfshinin:

  • Dëmtimi i një personi tjetër, emocionalisht ose fizikisht;
  • Përdorimi i lëndëve ilegale;
  • Të pasurit një zakon apo varësi;
  • Vjedhja e diçkaje;
  • Angazhimi në diçka të paligjshme, përveç drogës ose vjedhjes;
  • Dëmtimi fizik i vetes;
  • Abort;
  • Një përvojë traumatike (përveç atyre të mësipërme);
  • Gënjeshtra e thënë dikujt.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top