Fiks atëherë kur nuk duhet, ndjen që diçka s’shkon me frymëmarrjen tënde. Edhe pse je i rregullt me larjen e dhëmbëve e gjithçka tjetër, aroma e pakëndshme e gojës është sërish aty. A ka ndonjë metodë tjetër që na ndihmon të shpëtojmë prej saj?
Mos lini asnjë vakt
Edhe pse dieta mund të mos ju duket e lidhur me freskinë e gojës, në fakt nëse ju lini një vakt pa konsumuar, stomaku fillon të punojë duke qënë bosh. Kjo shkakton çlirimin e lëngjëve gastrike të cilat mund të provokojnë aromën e rënduar të frymës.
Higjiena orale
Edhe pse mund të duket paksa banale, ky rregull duhet të ndiqet me rigorozitet. Larja e gojës mbas çdo vakti është e rëndësishme si për të shmangur aromën e pakëndshme, por edhe për tu kujdesur për shëndetin e dhëmbëve. Nëse ‘goditeni’ papritur, provoni të përdorni një sprucues frekues me efekt antibaktrerial.
Tharja e gojës
Kur goja nuk është e hidratuar sa duhet, fryma mund të bëhet e rëndë dhe e pakëndshme. Përpiquni të pini sa më shumë ujë gjatë ditës për ta evituar atë.
Majdanoz
Nëse gjendeni papritur në një situatë të tillë, provoni të përtypni disa gjethe të vogla majdanozi. Do t’ju kalojë për pak minuta.
Mente
Do t’ju ndihmojë të ruani një frymëmarrje të freskët gjatë gjithë ditës.
Vitamina C
Ushqimi është më i rëndësishmi. Përpiquni të konsumoni ushqime të pasura me vitamin C për të patur gjithmonë një frymë të freskët dhe pa aromë të pakëndshme.
Përgatiti K.I / Burimi www.bustle.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.