FB

April 3, 2023 | 9:02

Mbarte një tumor 2 kilogramë, operacioni i foshnjës 10-muajshe përfundon me sukses

Një vajzë 10-muajshe me peshë 8 kilogramë iu hoq nga mëlçia një tumor prej 2 kilogramësh në Spitalin e Fëmijëve Bambino Gesù në Romë. Sot foshnja është mirë dhe ushqehet pa probleme. Operacioni i cili zgjati mbi 6 orë, u krye nga ekipi i Marco Spada, shef i Kirurgjisë Hepato-Bilio-Pankreatike dhe i transplanteve të mëlçisë dhe veshkave.

Kanë qenë prindërit e alarmuar që e kanë çuar vogëlushen në Urgjencën Bambino Jesu, e cila krahasuar me vëllain e saj binjak kishte shfaqur ënjtje të barkut dhe mungesë oreksi. Ekografia e kryer menjëherë tregoi një lezion të madh me përmbajtje të lëngshme në mëlçi. Fëmija iu nënshtrua një vlerësimi multidisiplinor dhe u konfirmua një neoplazi e mëlçisë, me diametër mbi 13 cm, e cila zinte tërësisht pjesën e djathtë dhe qendrore të organit.

Vajzës së vogël iu hoq pjesa më e madhe e mëlçisë për shkak të një hamartomë mezenkimale, një tumor beninj që rezulton nga rritja jonormale e qelizave të mëlçisë me origjinë mezenkimale. Termi hamartoma vjen nga fjala greke që do të thotë “gabim”. Qelizat që përbëjnë hamartomën janë normale, por rriten në mënyrë të çorganizuar. Edhe pse i rrallë, është tumori i dytë më i shpeshtë që mund të zhvillohet në mëlçi tek fëmijët, veçanërisht në dy vitet e para të jetës.

Megjithatë, një biopsi e lezionit nuk do të kishte lejuar me siguri të konfirmonte natyrën beninje të tumorit dhe për këtë arsye ishte e nevojshme të vazhdohej me heqjen kirurgjikale, e cila megjithatë do të kishte lënë një sasi të pamjaftueshme të mëlçisë së shëndetshme. Prandaj ekipi i mjekëve vendosi të adoptojë një strategji inovative e cila bën të mundur që brenda pak javësh të arrihet një rritje e vëllimit të mëlçisë së shëndetshme, e cila është e destinuar të mbetet pas heqjes së tumorit. Kjo metodë e radiologjisë endovaskulare quhet embolizim portal.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top