FB

September 2, 2024 | 7:10

Mbaruan pushimet… rifillojmë punën!

Pas një pushimi të gjatë dhe shumë të merituar, siç është ai vjetor, rikthimi në punë rezulton të jetë mjaft i vështirë.

Keni pasur ditë pa asnjë mendim për zyrën apo projekte të lëna pezull përkohësisht, dhe tani “zgjoheni” menjëherë se është përsëri ditë e hënë, ka filluar një javë e re dhe duhet t’i ktheheni rutinës monotone. Për ta bërë këtë tranzicion më të lehtë, lexoni më poshtë këshillat tona. Shpresojmë që perspektiva e rikthimit në punë të mos jetë aq e zymtë.

burr

Njohja

Ky është hapi i parë: duke pranuar se ndiheni e dërmuar dhe e demoralizuar tani që jeni kthyer në zyrë. Kjo është një ndjenjë e natyrshme pas pushimeve buzë detit apo majave të maleve, kështu që gjëja më e mirë do të jetë ta pranoni këtë ndjesi haptazi, pa u fshehur pas gishtit: nuk keni qejf për punë dhe është mjaft e vështirë ta gjesh sërish ritmin e duhur pas kësaj pauze; ju sigurojmë se do të shpëtoni nga kjo ndjesi e pakëndshme. Si në çdo situatë tjetër, mungesa e ushtrimit lë gjurmën e vet në çastin që do të hapni kompjuterin dhe do të kujtoni se në çfarë faze i keni lënë projektet me të cilat po merreshit përpara pushimeve, do të ktheheni e do filloni të punoni me të vërtetë. Përveç kësaj, për momentin, puna është një aktivitet që të gjallëron dhe së shpejti ju do të kuptoni se të paktën diçka nga puna ju ka munguar: të jeni aktiv! Ndërkohë, në vend që të mundoheni të mohoni ndjesinë e zhgënjimit që ju pushton në ditën ose javën e parë të rikthimit në punë, analizojeni me vëmendje dhe merreni ashtu siç është. Mos provoni ta ndryshoni këtë gjendje. Do të kalojë vetë.

Kontrolloni postën elektronike

Duke pasur parasysh që jemi të varur nga e-mail-et, mesazhet zanore dhe çdo gjë që ka lidhje me nivelin e teknologjisë së komunikimit, ka shumë mundësi që mesazhe të shumta të jenë duke pritur për ju në kutinë inbox. Kësisoj, do t’ju duhet kohë t’i lexoni, dëgjoni ose t’i fshini ato. Lajmëroni kolegët dhe bashkëpunëtorët tuaj që do merreni me këtë “operacion”, të cilin të gjithë e dimë, merr mjaft kohë, dhe njoftojini që do të lidheni me ta për t’i zgjidhur sa më shpejt çështjet, sa të “pastroni” e-mail-n.

Një javë më të shkurtër

Një ide e mirë është që të zgjidhni datën e fillimit të punës, në mënyrë që java të jetë sa më e shkurtër të jetë e mundur. Në këtë formë, kalimi do të jetë shumë më i lehtë.

Ndihet era e ndryshimit

Kur jeni me pushime, mund t’i shihni më qartë ndryshimet që duhet të bëni me punën. Kjo mund të përfshijë edhe procesin e kërkimit për një punë tjetër. Identifikoni një hap, sado të vogël, që mund ta bëni sot, për të filluar zbatimin e planit të ndryshimit. Nesër ju mund të bëni hapin e dytë, duke vazhduar në këtë rrugë deri në fund.

Më shumë kujdes për veten

Mendoni për gjëra që mund të bëni, me qëllim që të keni më shumë kujdes për veten në punë. Kjo përfshin: të konsumoni sa më shumë ujë, të mbani larg njerëzit negativë dhe “toksikë”, thoni më shpesh “jo”, të zotërojë disiplina në zyrën tuaj etj.

Mos e mbingarkoni veten

Një nga armiqtë më të mëdhenj të punës cilësore është ndjesia e të qenit i zhytur plotësisht në detyra dhe përgjegjësi. Ju mund ta shmangni këtë problem nëse: • ndaloni, mbyllni sytë dhe merrni një pushim për 3-5 minuta. Akti i thjeshtë i mbylljes së syve ju ndihmon të qetësoheni dhe të ngadalësoni ritmin. • përqendrohuni mbi detyrat që keni për të përmbushur në 5 minutat e ardhshme (ose më pak). Përkushtohuni vetëm mbi këtë punë dhe përpiquni të mbaroni çdo detyrë që keni në dorë, jo më shumë. Me siguri keni shumë punë, një mbingarkesë stresuese dhe përgjegjësia ju mposht herë pas here, por mos harroni se nuk jeni një i burgosur lufte dhe, për më tepër, nuk mund të punoni mekanikisht.

Ndërtoni marrëdhëniet

Njerëzit nuk heqin japin dorëheqjen. Zakonisht ata largohen nga eprorët. Në shumicën e rasteve, ajo që e ndihmon një person të rrijë punë është marrëdhënia që ka me kolegët. A është dikush në zyrën tuaj, me të cilin duhet të keni një komunikim më të mirë? Nëse përgjigjja është “po”, lëreni mënjanë krenarinë, banalitetet apo detajet e tjera që ju mbajnë në vend dhe përpiquni të shikoni nëse ju mund të ndërtoni një marrëdhënie më të mirë me atë person. Është shumë më e lehtë t’i kërkoni ndihmë dikujt nëse ju lidh tashmë një marrëdhënie.

Merruni me projekte të mëdha

Nëse keni një projekt të madh, të cilit do t’i përkushtoheni, por që e keni zhvendosur deri pas pushimeve, këtë javë është koha për t’u marrë seriozisht me të. Caktoni kohën e nevojshme për të diskutuar të gjitha detajet me të gjithë personat e përfshirë. Para se të filloni të punoni për të, kërkoni ndihmën e një kolegu dhe, në fund, kërkoni mendimin dhe vlerësimin e tij. Është e këshillueshme të keni një person të besuar për të biseduar, i cili ju ndihmon të bëni një përmbledhje të gjërave të thëna, të ndodhura ose të konkluduara. Kërkoni këshilla, të cilat lidhen me strategji e taktika, në mënyrë që t’i zgjidhni të gjitha problemet e mundshme me produktivitet, diplomaci e ndershmëri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top