Dëshmi

October 15, 2018 | 14:54

Mbështetje e adhurueshme, gjyshja bëhet nënë zëvendësuese për mbesën e saj

Një gjyshe është ofruar të jetë nëna zëvendësuese e mbesës së saj, pasi kjo e fundit nuk mund të bënte vetë për shkak të një sëmundjeje, të njohur me emrin hysterectomy.

Sherrie Zammit, 49 vjeç, nga Gladesville, Neë South Wales, Australia, u ofrua për Chloe Simmons, 31 vjeç, pasi kësaj të fundi iu komunikua se do të kishte dhe vetëm një javë jetë nëse nuk do të operohej, pasi u diagnostikua me kancer në zonën midis placentës dhe mitrës.

Gjyshja tashmë i është nënshtruar të gjitha testeve të domosdoshme përpara shtatzënisë, e cila do të përfshinte implantimin e vezës së zonjës Simmons dhe spermës së të fejuarit së saj Dimitri Pixomatis.

Zonja Zammit tha: “jam e frikësuar vetëm për shkak të moshës, tashmë 50 vjeç, ndërsa dhimbja është afatshkurtër dhe dashuria për një pasardhës të bën t’i lësh të gjitha pas krahëve”.

Megjithatë, ato janë në garë me kohën për të filluar procedurën para se mosha e zonjës Zammit ta rrezikojë atë nga diabeti gestacion, presioni i lartë i gjakut ose dëmtimi i organeve riprodhuese.

Burimi / www.dailymail.co.uk

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com