E ke vërejtur sa shumë janë ata që mezi presin të të udhëzojnë si ta jetosh jetën? Të gatshëm të përzihen edhe në detajet më intime!
E ke parë si nuk hezitojnë t’ia japin vetes të drejtën të të gjykojnë? Përherë të gatshëm që t’i tregojnë të gjitha “gabimet” e tua!
Mu sikur hienat që tërë kohën luten që dikush të plagoset për vdekje, që më pas të gostiten me të.
Besoj e ke kuptuar se, atëherë kur me të vërtetë të duhet ndihma dhe përkrahja, ata kurrë nuk janë aty!
Nuk mund të mbështetesh në askënd pos në veten tënde.
Kjo është e vërtetë, por këtë nuk do ta them sonte. Do ta them pak më ndryshe.
Mbështetu në veten tënde!
Bëhu më i fortë!
Por kurrsesi mos e humb besimin në njerëzimin.
Mos e humb se atëherë janë hienat ato që fitojnë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.